LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së: Vetëm koalicioni “PLAS” dëshiron rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i LVV-së: Vetëm koalicioni “PLAS” dëshiron rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka reaguar pas deklaratave të Listës Serbe se dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë.

Batusha përmes një shënimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti është e vetmja që është formuar pa votat e Listës Serbe.


“Qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e kryeministrit Albin Kurti, është e vetmja qeveri që është formuar pa votat e Listës serbe, pa koalicion me ta dhe nuk varemi asesi dhe asnjëherë nga ata. Kjo ka bërë që Qeveria të jetë më stabile, e pa shantazhueshme nga kërcënimet e Beogradit”.

Sipas tij për këtë arsye Lista Serbe ka humbur fuqinë politike që kanë pasur brenda institucioneve të Kosovës.

Lista Serbe: Qëllimi ynë është ta rrëzojmë Qeverinë Kurti
Lexo po ashtu Lista Serbe: Qëllimi ynë është ta rrëzojmë Qeverinë Kurti

“Në anën tjetër mos përfshirja në koalicion apo marrëveshje ka bërë që LS të humb fuqinë politike që ka pasur brenda institucioneve të Republikës”, shkruan ai.

Batusha ka thënë se i vetmi koalicion që dëshiron rrëzimin e qeverisë është ai mes PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe.

“I vetmi koalicion aktual është PLAS (PDK, LDK, AAK dhe LS) për rrëzimin e qeverisë legjitime të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike. Dëshirë kanë, ndoshta edhe ëndërr, por janë larg të bërit realitet”, përfundoi Agon Batusha.

Ditëve të fundit deputetë të partive opozitare kanë paralajmëruar mundësinë e rrëzimit të qeverisë.

Arben Gashi i LDK-së së pari kishte deklaruar se ekziston mundësia që Qeveria të bie në vjeshtën e vonë, derisa Hisen Berisha i PDK-së kishte qenë edhe më konkret duke thënë se Kurti mund të rrëzohet në shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori