LAJMI I FUNDIT:

Bozhidar Deliq që ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë, zgjidhet nënkryetar i Parlamentit të Serbisë

Bozhidar Deliq që ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë, zgjidhet nënkryetar i Parlamentit të Serbisë

Bozhidar Deliq, që komandoi në brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur si një nga shtatë nënkryetarët e rinj të Parlamentit të Serbisë.

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë jugosllave që ishte përfshirë në sulmet më famëkeqe në fshatrat e Kosovës gjatë vitit 1999, është zgjedhur si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Deliq ishte propozuar për këtë post nga e djathta serbe “Shpresa” (NADA). Ai është një nga tre personat nga opozita që është zgjedhur si nënkryetar me 197 vota.


Në vitin 2013, një organizatë joqeveritare kishte publikuar një dosje që përmbante dokumentacione për tetë ofensiva ushtarake përfshirë atë të brigadës së 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, që kishte operuar në fshatrat e Kosovës në mars dhe prill të vitit 1999, që rezultoi me vrasjen e 885 civilëve.

Në sulmet në fshatrat Mejë dhe Korenicë gjatë 27 prillit të vitit 1999, policë, ushtarë dhe paramilitarë serbë të kësaj brigade, kishin vrarë të paktën 377 civilë, 36 prej të cilëve ishin nën 18-vjeç.

Është interesant se Deliq asnjëherë nuk e ka mohuar faktin se ka qenë komandant brigade, por ka refuzuar kategorikisht akuzat për kryerje të krimeve të luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Botë
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey

Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey

Amerika
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet

Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet

Evropa
Kalo në kategori