LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestroi pesë armë në Prishtinë

Policia sekuestroi pesë armë në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës gjatë natës së kaluar në tri pika të ndryshme kontrolli në lagje të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri.

Sipas njoftimit thuhet se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë. Në kontekstin e kësaj, vetëm gjatë natës së kaluar në tri pika të ndryshme kontrolli në lagje të ndryshme të Prishtinës, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/