LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e befasuar në Paris, teksa për të kujdeset i fejuari i saj Taika Waititi

Rita Ora duket e befasuar në Paris, teksa për të kujdeset i fejuari i saj Taika Waititi

Së fundmi ajo shkoi në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi, i cili gjithashtu u pa në kryeqytetin francez me dy vajzat e tij.

Dhe Rita Ora, 31 vjeçe, dukej me humor të mrekullueshëm teksa po largohej nga restoranti i famshëm “Caviar Kaspia” me të dashurin e saj, regjisorin 46 vjeçar, të enjten mbrëma.


Çifti i dashuruar ishin në shoqëri të mirë atë natë teksa iu bashkua aktori Casey Affleck, 46 vjeç, ndërsa ylli i “James Bond”, Daniel Craig, 54 vjeç, u pa gjithashtu duke dalë nga restoranti, shkruan DailyMail.

Rita dhe Taika në një moment u dukën të tronditur nga diçka, me këngëtaren që shihej duke treguar me gisht drejt diçkaje.

Për këtë dalje, Rita kishte veshur një mini fustan të zi.

Fustani asimetrik i interpretueses së hitit “Poison” tregonte në mënyrë të përsosur këmbët e saj të tonifikuara, ndërsa pjesa e pasme e prerë shfaqte koleksionin e saj të tatuazheve.

Duke rritur gjatësinë e saj, Rita mbathi një palë taka të zeza jashtëzakonisht të larta me platformë, gjersa i ruante gjërat thelbësore të mbrëmjes së saj në një çantë të vogël floriri.

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një përzgjedhje bizhuterish prej ari, ndërsa flokët e saj bionde kaçurrela ishin lënë në valë të lirshme.

Ndërkohë, Taika kishte veshur një xhaketë sportive blu, të cilën e kombinoi me një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

Kjo vjen pak kohë pasi Rita dëshmoi se ishte një fëmijë i madh në shpirt, ndërsa shijoi një ditë argëtuese në Disneyland në Paris të enjten, duke dokumentuar udhëtimin në një mori fotografish të shpërndara në Instagramin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori