Policia e Kosovës ka paraqitur projektin më të ri, me pajisjet “Patrulla inteligjente”. Ky institucion me anë të implementimit të këtij projekti do të ngrit kapacitetet operative, që në thelb synojnë të rrisin sigurinë rrugore.
Si çdo ditë tjetër Policia Kosovës dhe ditën 2 gushtit të vitit 2022 ishte bërë gati, që të fillojnë si zakonisht kryerjen e detyrave të tyre në trafik.
Mirëpo, të veçanta patrullimet e policisë do t’i bëjë pajisja që këto vetura të reja do ta kenë.
E për herë të parë, kjo vetura që ka pajisje të teknologjisë më të re doli në rrugët e Prishtinës.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi ka treguar për funksionin e saj.
Ai thotë se tani çdo rregull i thyer në trafik regjistrohet në këtë pajisje e gjoba do t’u dërgohet qytetarëve në shtëpi.
“Mundësojnë identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme duke filluar nga shpejtësia e makinave në lëvizje, po ashtu dhe kur vetura është e ndaluar 24 orë bënë matjen e shpejtësisë në këndin për 360 shkallë”, tha për RTV Dukagjinin Jeton Rexhepi – drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Identifikimi i shkeljeve të rregullave në trafik, në kohë reale do të dërgohet në databazën e krijuar nga Policia e Kosovës.
“Nëpërmjet këtij sistemi bëhet leximi i targave, ku dihen se cilat janë mjete të regjistruara dhe cilat janë të paregjistruara ose mjete e vjedhura ose targat e vjedhura ose targat të cilat nuk përkojnë me automjetin në të cilin janë vendosur”, ka shtuar Jeton Rexhepi, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Përpos kësaj, pajisja ka edhe një tjetër funksion me rëndësi. Ajo mund të identifikojë në veturë në lëvizje persona të kërkuar nga Policia dhe të sinjalizoj përmes kësaj pajisje.
“Mjetet dhe personat të cilët janë të kërkuar mund t’i identifikojnë dhe të bëjë një alarm që vetura ose x personi është në kërkimi, ose dhe për shoferët që kanë masën e ndalimit për të drejtuar veturën”, ka sqaruar Jeton Rexhepi, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Drejtori i këtij institucioni, Samedin Mehmeti, thotë se ky projekt do të ndikojë në uljen e aksidenteve me fatalitet.
“Janë të nevojshme për të mundësuar disa nga kundërvajtjet të cilat më së shpeshti ndodhnin, por dhe si pasojë të cilave me së shpeshti po kemi fatalitete”, ka treguar arsyet, Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.
Shuma e këtij projekti të madh të policisë nuk u bë e ditur, mirëpo një gjë u bë e qartë se kjo pajisje nuk amniston asnjë thyerje të rregullave në trafik, e që në 360 shkallë gjithçka do të incizohet në databazën e Policisë së Kosovës./RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit