LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të sandviçit në valixhe, pasagjeri në Australi dënohet dyfish më shtrenjtë sesa bileta e aeroplanit

Për shkak të sandviçit në valixhe, pasagjeri në Australi dënohet dyfish më shtrenjtë sesa bileta e aeroplanit

Një pasagjer që udhëtonte nga Bali në Australi është dashur të paguaj 1.874 dollarë, pasi që në valixhen e tij janë gjetur dy ve të padeklaruara, sallame viçi, McMuffin dhe sandviç me proshutë.

Ministria e Bujqësisë në Australi, ka njoftuar se qeni nuhati disa prodhime të padeklaruara përfshirë ato të ushqimit të shpejtë, që gjendeshin në valixhen e një pasagjeri, transmeton Telegrafi.


“Do të jetë shujta më e shtrenjtë që ky pasagjer ndonjëherë të ketë paguar. Ky dënim është dyfish më i madh sesa çmimi i biletës së aeroplanit nga Bali, por nuk ndjej fare keqardhje për njerëzit që vendosin t’i shkelin masat e rrepta”, tha ministria australian Murray Watt.

Incidenti ndodhi disa ditë pasi që autoritetet australiane kanë vendosur masa të rrepta të sigurisë, për shkak të epidemive dhe sëmundjeve të ndryshme që janë të përhapura në Indonezi, dhe që janë përhapur edhe në Bali – që konsiderohet si destinacion i preferuar i turistëve australianë.

Sëmundjet mund t’i bartin kafshët e gjalla, kurse në mish dhe produktet e qumështit si dhe në rroba e madje në çanta, njerëzit që kanë pasur kontakt me kafshët e infektuara janë rrezik potencial.

Ekspertët vlerësojnë që shpërthimi i epidemisë në Australi, ka mundur të rrezikojë ekonominë australiane me 80 miliardë dollarë. /Telegrafi/