LAJMI I FUNDIT:

Është rritur çmimi i importit të peletit në Maqedoni

Është rritur çmimi i importit të peletit në Maqedoni

Nga 10% deri në 40% është marzhi me të cilin tregtarët shesin peletin. Kjo është konstatuar pas 131 kontrolleve të jashtëzakonshme deri më tani, pasi Qeveria ka urdhëruar Inspekoratin e Tregut që të dalë në terren dhe të kontrollojë se sa janë mallrat dhe nëse ka bazë për rritjen drastike të çmimit të shitjes së peletit.

Nga kontrollet është konstatuar se peleti prej disa kohësh importohet me një çmim të rritur ndjeshëm.

Për momentin, inspektorët nuk kanë konstatuar mungesë peleti. Megjithatë, prokurimi për dimrin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe duke pasur parasysh njoftimet nga vende të caktuara se do të ndalojnë eksportet, tregtarët do të duhet të sigurojnë tregje alternative për prokurim.


Nga sot, ngrohja qendrore faturohet me një çmim më të lartë nga 14% deri në 16%, varësisht se kush është furnizuesi. E konvertuar në para, kjo do të thotë se fatura prej 1.800 denarë do të rritet për 250 denarë. Kjo është rritja e dytë e çmimit të ngrohjes që nga fillimi i vitit, me të cilën çmimi i saj është rritur me mbi 28%. Qeveria ka paralajmëruar ndihmë për kategoritë e qytetarëve me të ardhura të ulëta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori