LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq: Ishim në prag të konflikteve të rënda, duhet gjetur një zgjidhje kompromisi

Petkoviq: Ishim në prag të konflikteve të rënda, duhet gjetur një zgjidhje kompromisi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se “mbrëmë ishim në prag të konflikteve të rënda, dhe të njëjtën kohë ka theksuar se “zgjidhja e vetme është dialogu dhe se Beogradi do të jetë gati kurdo që ftohet nga Brukseli për takim”.

Ai theksoi se vendimi për shtyrje të afatit për hyrje dhe dalje me dokumente të Serbisë në Kosovë, nuk ua ka larguar “frikën dhe kërcëminin” serbëve.

“Është shumë e qartë, këtë më së miri e kuptojnë serbët sikurse e kupton edhe presidenti Alekansadar Vuçiq, i cili tërë kohën luste përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it që të reagojnë dhe të ndalin të keqen”, shtoi Petkoviq.


Ai pretendon se presidenti serb ka biseduar me shumë përfaqësues të vendeve të BE-së, dhe se nesër planifikohet të mbahet një takim mes Vuçiqit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Petkoviq i ka bërë thirrjeve vendeve të QUINT-it, që në Bruksel përmes një zgjidhje kompromisi të arrihet te ajo që po cilësohet si e pranueshme për të dyja palët.

Sipas tij vetëm një gjë e tillë mund të sjell deri të normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori