LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të mbrëmshëm, Kurti e ambasadori Hovenier shihen bashkë në një kafene në Prishtinë

Pas vendimit të mbrëmshëm, Kurti e ambasadori Hovenier shihen bashkë në një kafene në Prishtinë

Pas tensioneve të 31 korrikut, Qeveria e Kosovës vendosi ta shtyjë implementimin e reciprocitetit me Serbinë deri në shtator.

Vendimi u mor pas takimit të krerëve shtetëror me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier si dhe komunikimin me Bashkimin Evropian.

Sot, kryeminsitri Albin Kurti, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, është parë në një kafene në Prishtinë, bashkë me ambasdorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe gruan e tij.


Siç shihet në foto, Kurti duket i relaksuar në bashkëbisedim me Hovenier.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas situatës tensionuese të së dielës, ka ftuar në një takim në Bruksel, kryeminsitrin Kurti dhe presidentin serb,Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa ka shtuar se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

“BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në”.

“Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Borrell dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, ka thënë Stano.

Ndryshe, Republika e Kosovës jo rrallëherë ka aplikuar masa reciprociteti ndaj shtetit të Serbisë.

Vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, janë në mesin e disa masave që ka aplikuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Masën e parë të reciprocitetit ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar në korrik të vitit 2011.

Pesë vjet më pas, në muajin mars të vitit 2016, Kosova kishte vendosur masa reciprociteti ndaj Serbisë në transportin e naftës dhe të gazit.

Po në vitin 2016 edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e udhëhequr nga Arsim Bajrami, pati vendosur masa të reciprocitetit ndaj Serbisë në lidhje me tekstet shkollore në gjuhën serbe.

Katër vjet pas kësaj, në vitin 2020, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte vendosur masa reciprociteti ndaj mallrave serbe.

Më 31 mars të këtij viti, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, vendosi që emërtimet e certifikatave fitosanitare dhe veterinare, si dhe dokumente të tjera përcjellëse, të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.

Më 20 shtator 2021, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti vendosi masat e reciprocitetit për targat e Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori