LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Rama për koncertin e Ramë Lahajt: Me ngjarje të tilla po e përjetojmë natyrën e vërtetë të Prishtinës

Kryetari Rama për koncertin e Ramë Lahajt: Me ngjarje të tilla po e përjetojmë natyrën e vërtetë të Prishtinës
Foto: Screenshot/Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndjekur nga afër edicionin e dytë të “RLIOF”, koncertit të tenorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahajt.

Në koncertin, që solli yje të famshëm botëror, u krijua një atmosferë e mrekullueshme në Prishtinë me qindra të pranishëm.

Rama ka shpërndarë së fundmi disa imazhe nga mbrëmja madhështore dhe thotë se me ngjarje të tilla është duke e përjetuar natyrën e vërtetë të Prishtinës.


Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

“Me tingujt e bukur të muzikës operistike dhe këngët shqipe të përpunuara dhe të interpretuara mjeshtërisht, Rame Lahaj dhe miqtë e tij, bashkë me Filharmonia e Kosovës, dhuruan një program madhështor dhe emocione të forta për mijëra qytetarë mbrëmë në Prishtinë.

Jam shumë i lumtur që Komuna e Prishtinës është përkrahësja më e fuqishme e Rame Lahaj International Opera Festival për këtë vit, dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe më tutje.

Prania e artistëve të mirënjohur botërorë, si Sopranot Pretty Yende dhe Anna Bondarenko, Maestro Jean Bernard Thomas, Baritoni Franco Vassallo e Dirigjenti Valerio Galli, këngëtares sonë shqiptare Erza Muqolli dhe vetë Ramës këtu, e ka vendosë Prishtinën tonë në harta botërore, duke e shndërruar atë në një pikë fokale të rëndësishme për zhvillimin e artit e të kulturës.

Me ngjarje të tilla, po e përjetojmë natyrën e vërtetë të Prishtinës: një qytet i mundësive, i të rinjve, një qytet i artit e kulturës; një Prishtinë e përjetimeve”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori