LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes forcave talebane dhe rojeve kufitare iraniane – raportohet për një të vdekur

Përplasje mes forcave talebane dhe rojeve kufitare iraniane – raportohet për një të vdekur

Forcat talebane të Afganistanit janë përleshur me rojet kufitare iraniane në kufirin mes dy vendeve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, talebanët thonë se një ushtar i tyre u vra në luftimet e së dielës, të cilat ndodhën në zonën kufitare midis provincës Nimroz të Afganistanit dhe rajonit Hirmand të Iranit.


Vendet i hodhën fajin njëra-tjetrës për incidentin.

Ka pasur disa përleshje në kufi që kur militantët talebanë pushtuan Afganistanin një vit më parë.

Rrethanat e sakta të përleshjes së fundit mbeten të paqarta.

“Kemi një të vrarë dhe një të plagosur”, tha zëdhënësi i policisë së Nimroz, Bahram Haqmal për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në provincën Sistan va Baluchestan të Iranit, zyrtari i Hirmand, Maysam Barazandeh u citua nga agjencia e lajmeve Fars të thoshte se nuk kishte viktima nga pala iraniane.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim tha se luftimet shpërthyen pasi forcat talebane u përpoqën të ngrinin flamurin e tyre “në një zonë që nuk është territor afgan”, duke çuar në një shkëmbim të të shtënave me armë zjarri që zgjati “disa minuta”.

“Forcat tona dhanë përgjigjen e nevojshme”, tha Barazandeh.

Muajin e kaluar ministria e Jashtme e Iranit raportoi vdekjen e një roje kufitare iraniane pas një tjetër incidenti në të njëjtën zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori