LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti legjendar Bill Russell

Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti legjendar Bill Russell

Ka ndërruar jetë legjendari Bill Russell në moshën 88 vjeçare, një prej basketbollistëve më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë bota.

Bota e sportit humbi një nga legjendat më të mëdha të NBA. Ai është basketbollisti më i dekoruar në ligën më të fortë në botë, në të cilën fitoi 11 tituj dhe ishte MVP pesë herë. Ai gjithashtu fitoi dy herë NBA si trajner.


Legjenda e Bostonit u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të basketbollistit të njohur.

Russell vdiq në shtëpi në sy të gruas e cila ishte pranë tij gjatë gjithë jetës.

Russell u konsiderua si një nga pesë basketbollistët më të mirë dhe kishte edhe nga ata që e konsideruan atë më të mirën ndonjëherë.

Vështirë se ka ndonjë njohje që i famshëm Russell nuk ka marrë. “NBA Hall of Fame”, kaloi 13 vjet me Boston Celtics, duke i çuar ata në finale 12 herë dhe duke humbur vetëm një herë. Në sezonin kur humbi finalen, ai u dëmtua në serinë e rezultatit 2:2 dhe nuk mundi ta ndihmonte skuadrën të fitonte trofeun.

Deri në ardhjen e Michael Jordan, ishte Russell ai që konsiderohej basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

11 vite më parë, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, i dha “Urdhrin e Lirisë”, çmimi më i lartë për banorët në vend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori