Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbashkëta në afërsi të Detit të Zi. Sipas zyrtarëve të Komandës Ajrore të NATO-s, kjo forcon kapacitetet për të reaguar në rast të një agresioni të mundshëm nga Rusia, pas tensioneve të rritura si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Forcat amerikane të dislokuara rishtazi në kufirin lindor të NATO-s zhvilluan të shtunën stërvitje të përbashkëta me njësitë rumune në një bazë ajrore pranë Detit të Zi. Vetëm dy ditë më parë, Komanda Ajrore e NATO-s drejtoi një operacion dinamik me rreze të gjerë mbi qiejt e Rumanisë, ku u përdorën avionë rumunë F-16, avionë francezë Rafale dhe avionë gjermanë Tornado, të cilëve iu bashkuan avionët e grupit luftarak të aeroplanmbajtëses “USS Harry S. Truman” të marinës amerikane që është dislokuar në Detin Adriatik.
Njësitë e Divizionit 101 Parashutist të ushtrisë amerikane morën pjesë në stërvitje luftarake, së bashku me formacione helikopterësh dhe avionësh luftarakë në bazën ajrore rumune “Mihail Kogalniceanu”, pranë qytetit bregdetar Konstanta.
Në fjalën e tij, komandanti i misionit përmendi historikun e këtij divizioni të mirënjohur për sakrificat për të ruajtur paqen që Evropa ka përjetuar që nga viti 1945, angazhim të cilit po i përmbahet sërish.
“Kjo ceremoni, dhe ç ‘është më i rëndësishëm dislokimi ynë në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki përfaqëson angazhimin e Shteteve të Bashkuara me aleatët në NATO. Secili nga këto vende shërbeu përkrah Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe ne jemi të nderuar që shërbejmë përkrah tyre sot”, tha komandanti i divizionit amerikan, Gjeneral Major Joseph McGee.
Njësitë e Divizionit 101 mbërritën në Rumani në fund të qershorit, pjesë e një misioni që synon të rrisë praninë ushtarake të NATO-s në këtë rajon, për të siguruar aleatët dhe për të shkurajuar një agresion të mëtejshëm nga Rusia, thuhet në faqen në internet të Ushtrisë Amerikane në Evropë.
“Dua ta përfundoj fjalën duke vënë në dukje se jemi vetëm 318 kilometra nga lufta e ashpër që po zhvillohet sot në Kherson të Ukrainës. Pra, të dislokuar në Rumani, ne jemi njësitë e pozicionuara më në pararojë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”, tha Gjenerali McGee.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s kanë shtuar forcat e dislokuara në vendet e krahut lindor të NATO-s, si reagim ndaj rritjes së forcave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës dhe sulmit që filloi në muajin shkurt. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?