Shëndeti i Vladimir Putinit është vënë sërish në pikëpyetje pasi së fundmi janë shfaqur pamjet e reja të presidentit rus në dukje të paaftë për të përdorur krahun e djathtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja ka kapur momentin kur Putini, 69 vjeç, bëri një vizitë në një muze ushtarak si pjesë e një fundjave festash për Ditën e Marinës së Rusisë, të festuar të dielën e fundit të çdo korriku.
Aty shefi i Kremlinit shihet duke folur me Ksenia, vajzën e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, kur mushkonjat fillojnë të gumëzhinin në anën e djathtë të fytyrës së tij.
Dhe aty, Putini ngre krahun e tij të majtë në një përpjekje për t’i larguar ato, ndërsa krahu i tij i djathtë “qëndron i varur” nga ana e tij.
Ai vazhdon të kruhet dhe të përkëdhel kokën me njërin krah përpara se të ecë përkrah Ksenias me një çalim të lehtë ndërsa ajo vazhdon turneun e saj.
Kjo video është e fundit në një sërë videosh që duket se tregojnë presidentin rus duke çaluar – dhe jo vetëm.
Ka pasur spekulime të përhapura mbi rënien e dukshme të shëndetit të Putinit muajt e fundit, me burime të ndryshme që sugjerojnë se despoti po lufton me një sërë vuajtjesh si kanceri dhe Parkinson.
Kanali Telegram General SVR, i cili pretendon se operohet nga një ish-oficer i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, ka raportuar prej kohësh për gjendjet e supozuara shëndetësore të Putinit dhe së fundmi sugjeroi se ai ndonjëherë zëvendësohet nga një trup i dyfishtë për paraqitjet publike në periudha veçanërisht të dobëta shëndetësore.
Një teorie të tillë iu bë jehonë nga kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, i cili spekuloi se një i ngjashëm mund të ishte përdorur për mbërritjen e tij në një udhëtim të fundit në Teheran.
Kjo ishte vetëm hera e dytë që Putin ishte jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit brutal të Ukrainës më shumë se pesë muaj më parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi