LAJMI I FUNDIT:

Dacia Duster si një limuzinë

Dacia Duster si një limuzinë

Për këtë rast, Duster është zgjatur për 152 cm, dhe baza e rrotave është zgjatur në 419 cm.

Fakulteti i Mekanikës dhe Teknologjisë në Pitesti të Rumanisë së fundmi organizoi një panair veturash me projekte të ndryshme të studentëve të tij. Një nga temat më të rëndësishme të panairit ishte përpunimi i automjeteve Dacia, një kompani që ka një fabrikë pranë Fakultetit.

Ky ishte një mundësi për të shfaqur versionin limuzinë të gjeneratës së parë Duster të vitit 2018, ndërtimi i të cilit u besohet studentëve dhe për të mësuar pak më shumë rreth tij.


https://www.youtube.com/watch?v=a2zfc8QwBq4&feature=emb_title

Duster është zgjatur për 152 cm, pra baza e rrotave është shtrirë në 419 cm, dhe gjatësia totale e automjetit është 584 cm. Konstruktorët e quajtën “zyra celulare”.

Dacia Duster ka pesë vende, duke përfshirë dy rreshta me dy ndenjëse përballë njëri-tjetrit në pjesën e pasme. Përveç dritareve anësore, në çati ka edhe tre hapje xhami.

Pasagjerët kanë në dispozicion priza për karikimin e laptopëve dhe lidhjen me internetin nëpërmjet rrjetit celular, një ekran të madh dhe një aparat fotografik që u mundëson të kenë video-konferenca. /Telegrafi/