Deputetët në Maqedoni i filluan pushimet, në gusht nuk do të ketë seanca plenare
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkoi në pushim kolektiv. Në ditën e fundit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thirri seancën për zgjedhjen e nënkryetarit, por votimi nuk u bë për shkak të mungesës së numrave, shkruan Alsat.
Në sallë munguan një numër i madh i deputetëve të shumicës parlamentare të cilët e kishin informuar Xhaferin se nuk mund të marrin pjesë. Opozita vlerëson se emërimi i Hysni Ismailit për nënkryetar të Kuvendit ka për qëllim sigurimin e kuorumit.
“Kjo shumicë parlamentare ju planifikon vetëm si kuorum dhe njerëz të cilët do të duhet në të ardhmen të mbështesni çdo gjë për të ruajtur këtë shumicë jo stabile. Për të dëshmuar se jemi serioz në këtë që themi dhe për ta parë ju sa keni mbështetje nga deputetët e shumicës ose jo, i kërkoj deputetëve të VMRO-DPMNE-së të tërhiqen nga votimi dhe nëse keni numra dhe kuorum le të zgjedhin menjëherë për nënkryetar”, tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Xhaferi tha se Ismaili do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me votat e shumicës dhe pa pasur nevojë për votat e opozitës e cila sipas tij futet në sallë vetëm për pikë ditore politike.
“Hysni Ismaili, juve sot, nesër ose pas një muaji do të zgjidheni nënkryetar i Kuvendit sepse shumica prej 64 deputetëve janë pas teje. Por jo nga këtu që aktrojnë për politika ditore. Jo, me kësi jo”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Në gusht nuk do të ketë seanca plenare, ndërsa për aktivitetet e 2 gushtit, Ditës së Republikës delegacioni i Kuvendit do të qëndrojë në Pelincë. Seanca plenare gjatë gushtit mund të thirret vetëm për situata të jashtëzakonshme, me koordinim paraprak mes kreut të Kuvendit dhe deputetëve. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime