LAJMI I FUNDIT:

Një person vdes pasi rrotullohet me kamion në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person vdes pasi rrotullohet me kamion në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka vdekur pasi është vetaksidentuar me kamion mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:45, në hyrje të fshatit Bibaj të Ferizajt.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi – zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar”, ka thënë Krasniqi.

“Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, ka shtuar ai. /Telegrafi/