Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka njoftuar zyrtarisht se do ta ngrejë çështjen e zëvendësimit të Qeverisë nëse javën e ardhshme nënshkruhet Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KOS).
Në një intervistë për N1, ai theksoi se interesat shtetërore të Malit të Zi nuk ishin të mbrojtura sa duhet në tekstin e asaj kontrate dhe se gjithçka ishte bërë në mënyrë shumë të ngathët, transmeton Telegrafi.
Së fundmi Gjukanoviq për portalin e Vojvodinës “Autonomija” ka treguar se pse e kundërshton tekstin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa për N1 ka përsëritur se ai përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”.
Ai gjithashtu konsideron se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore, por shton se e priste që Abazoviq të nënshkrruante Marrëveshjen Themelore me KOS-in në Mal të Zi.
Ai po ashtu thotë se ka biseduar me Abazoviqin dhe se janë pajtuar që të ndalet procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore në mënyrë që t’i jepet një mundësi tjetër raundi konsultimesh.
“Meqenëse nuk doli asgjë nga ato konsultime, kryeministri Abazoviq do të nënshkruan Marrëveshjen Themelore, të cilën ne e gjykuam se është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, nëse një marrëveshje e tillë nënshkruhet, nuk ka më vend për manovrim, do të shkojmë në parlament me iniciativë për votëbesimin e Qeverisë”, tha Gjukanoviq.
Gjukanoviq vlerësoi gjithashtu se “politika shtetërore e Serbisë duhet të pranojë se Mali i Zi është një vend i pavarur që ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova