Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka njoftuar zyrtarisht se do ta ngrejë çështjen e zëvendësimit të Qeverisë nëse javën e ardhshme nënshkruhet Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KOS).
Në një intervistë për N1, ai theksoi se interesat shtetërore të Malit të Zi nuk ishin të mbrojtura sa duhet në tekstin e asaj kontrate dhe se gjithçka ishte bërë në mënyrë shumë të ngathët, transmeton Telegrafi.
Ka reaguar edhe kryeministri i shtetit malazez, Dritan Abazoviq duke thënë se pyetjet që ende shkaktojnë dyshime duhet të hiqen nga rendi i ditës në atë mënyrë që të gjitha bashkësitë fetare të kenë trajtim plotësisht adekuat dhe të njëjtë, raporton rtcg.
“Unë e kuptoj kontekstin politik të asaj deklarate, nuk jam për kushtëzimin e Qeverisë. Ajo ka programin e saj të punës, të gjithë e kanë ditur kur kanë dhënë mbështetjen e tyre për Qeverinë se cilat do të jenë detyrat”, deklaroi ai.
“Na pret një vjeshtë shumë e vështirë. Na presin probleme që nuk janë të krijuara në Mal të Zi, por jashtë dhe duhet të zgjidhim standardin e jetesës së qytetarëve. Prandaj, kjo çështje duhet të hiqet nga rendi i ditës në atë mënyrë që të gjitha bashkësitë fetare të kenë të njëjtin trajtim. Kështu që patjetër do të ndodhë, në një formë apo në një tjetër. Por nëse dikush bën një lëvizje politike pas kësaj, do të mbajë përgjegjësi për atë që do të ndodhë”, tha Abazoviq.
Ndryshe, Gjukanoviq ka pohuar se kishte biseduar me Abazoviqin dhe se ishin pajtuar që të ndalet procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore në mënyrë që t’i jepet një mundësi tjetër raundi konsultimesh.
“Meqenëse nuk doli asgjë nga ato konsultime, kryeministri Abazoviq do të nënshkruan Marrëveshjen Themelore, të cilën ne e gjykuam se është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, nëse një marrëveshje e tillë nënshkruhet, nuk ka më vend për manovrim, do të shkojmë në parlament me iniciativë për votëbesimin e Qeverisë”, tha Gjukanoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel