LAJMI I FUNDIT:

Babai i viktimës nga Malisheva: Më ka thënë në ora 5 vijmë në sabah, dyert i kemi lënë çelë- veç kur kanë ardhë policia

Babai i viktimës nga Malisheva: Më ka thënë në ora 5 vijmë në sabah, dyert i kemi lënë çelë- veç kur kanë ardhë policia

Hasan Sopaj, babai i viktimës që sot humbi jetën në një aksident trafiku bashkë me gruan e tij, përderisa po vinin në vendlindje nga mërgata, ka treguar se si u njoftua me lajmin për vdekjen e djalit të tij.

“Më ka thënë në ora 5 vijmë në saba, dyert i kemi lonë çelë, veç kur kanë ardhë policia, thanë: ‘Ka ndodh një ndeshje e vogël, a je ti filani?’ Po, unë jam mërthy, jam shku në Fushë Kosovë, në polici m’kan nalë, kam ndejt 3 orë, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejt me ta”, tregoi babi i viktimës për Klan Kosovën.

“Edhe nuk më kanë tregu, dy tha janë shku (kanë vdekur), kush është shku nuk dihet“.


Për djalin e tij që vdiq tha se si i ri ka filluar të jetoj në mërgatë, ndërsa deri më tani po e prisin lëshimin e vizës për djalin e tyre katërvjeçar.

Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë
Lexo po ashtu Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë

“Ai ka qenë që 15 vjet atje, është shku i ri, gjithmonë ka ardhur me veturë, me fëmijë. Tash para 10 dite i ka vdek nëna shoqes së tij (bashkëshortes), edhe djalin e vogël 4 vjet e ka lonë se nuk ka pas vizë, kur dje pasdite thirri ai djali i vogël, tha ma lëshuan vizën, sonte nisemi”.

Nga aksidenti i sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, të vdekur mbetën burri 36 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 35 vjeçare.

Ndërkohë dy fëmijët e tyre janë duke u trajtuar në QKUK.