Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ftuar të premten Prokurorinë e Shtetit të nis hetimet për katër kontrata publike kornizë të nënshkruara nga Ministria e Infrastrukturës për siç thuhet mirëmbajtje të autostradave, në këtë rast për autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në një konferencë për media ka thënë se vlera e këtyre kontratave të dyshimta për korrupsion është mbi 400 mijë euro, të nënshkruara nga zëvendësministri Hysen Durmishi dhe nga zyrtari përgjegjës i prokurimit në Ministri të Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi.
“Janë diku katër kontrata në vlerë prej mbi 400 mijë euro të nënshkruara nga drejtori i Departamentit për Prokurim Publik, i cili është shkarkuar nga ministri i këtij dikasteri, Aliu. Dhe i njëjti për të dëshmuar se është i shkarkuar e ka ankesën në Këshillin e Pavarur për Shërbimin Civil. Prandaj, ftojmë prokurorinë dhe hetuesinë që të fillojnë hetime të menjëhershme, sepse këto që po themi janë të argumentuara me kontrata kornizë, që janë nënshkruar nga njeriu i larguar nga puna, nga zëvendësministri Durmishi. Kontratat i kam këtu, do t’i bëj publike”, theksoi Berisha.
Deputeti Berisha tha se dëshiron t’ia bëjë me dije edhe kryeministrit Albin Kurti, se siç tha ai, zyrtarët qeveritarë po e shkelin ligjin dhe janë të dyshuar për korrupsion lidhur me këto kontrata.
Berisha: ‘Meshqit’ e Albin Kurtit po e shkelin ligjin, ka dyshime për hajni të pastër
“Unë sot jam zgjuar si lodhshëm pak, sepse jemi lodhur diçka ne ‘meshqit’ (meshkujt), por e ftoj edhe Albin Kurtin me i treguar se meshkujt e tij janë shumë aktiv, por duke shkelur ligjin, sepse ka dyshime që është hajni e pastër. Janë ankes-kontrata të mirëmbajtjes, ose kontrata kornizë të mirëmbajtjes. Janë këtu katër kontrata”, theksoi ai.
Të katër kontratat kornizë të prokurimit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilat u bën publike të premten nga GP i AAK-së, janë të firmosura me operatorët ekonomikë më 25 korrik 2022./KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Grabitje në një market në Prishtinë
Pamje nga fshati i kokainës afër Rinasit, pika strategjike që kishin zgjedhur trafikantët e drogës për laboratorin
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën