Avokati Dastid Pallaska, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, tha se me votimin e rezolutës që synon të hedhë poshtë raportin e Dick Martyt, Shqipëria veproi brenda mandatit të vetë në raport me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Përkundër faktit që kjo rezolutë e trajton raportin e Dick Martyt dhe pretendimet e tij për trafikim me organe njerëzore, mendoj se qëllimi kryesor i kësaj rezolute ka qenë që Shqipëria t’i përgjigjet një detyrimi ndërkombëtar që e kishte marrë pas miratimit të raportit të Dick Martyt në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Pallaska për Klan Kosova.
Pallaska tha se duke qenë se në raportin e Dick Martyt pretendohej se krimet ishin kryer në Shqipëri, Këshilli i Evropës i kishte kërkuar Shqipërisë që të kontribuoj në procesin e hetimit të këtyre pretendimeve.
“Nëse shikohet rezoluta me të cilën është pranuar raporti i Dick Martyt, në fund të rezolutës Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u bën thirrje tri shteteve, përkatësisht tri apo katër entiteteve, duke u kërkuar atyre që të japin kontributin e tyre për ndriçimin dhe hetimin dhe më pastaj edhe gjykimin e këtyre pretendimeve nëse mblidhen prova kredibile dhe në mesin e atyre shteteve është edhe Shqipëria, kjo për arsye se pretendimet e raportit të senatorit Dick Marty kishin të bënin me krime të cilat pretendoheshin se ishin kryer në territorin e Shqipërisë dhe pas luftës së Kosovës, kjo ishte mbase edhe arsyeja përse ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi Carla Del Ponte kishte refuzuar t’i ndiqte këto pretendime me arsyetimin se ishin jashtë fushëveprimit territorial dhe kohor të mandatit të saj, i cili ishte i kufizuar me luftën në ish-Jugosllavi”, tha Pallaska.
Pallaska tha se votimi i javës së kaluar në Parlamentin e Shqipërisë nuk ishte favor personal ndaj askujt, por ishte për të konstatuar se në pretendimet e Dick Martyt nuk ka asgjë të vërtetë.
“Dhe siç u pa edhe në rezolutën që u miratua në Shqipëri, Shqipëria bashkëpunoi në tërësi me bashkësinë ndërkombëtare për të mundësuar hetimin e këtyre pretendimeve, madje ndryshoi edhe disa ligje për tu mundësuar hetueseve ndërkombëtarë që të ushtrojnë aktivitete hetimore në territorin e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të papenguar dhe pas sa e sa vitesh normalisht që Shqipëria është e interesuar që Asamblesë Parlamentare t’i raportojë për gjithë atë që i ka bërë, përkatësisht që i ka përmbushur obligimet që dalin nga kjo rezolutë dhe njëkohësisht që të konstatohet që përkundër gjithë këtij hetimi shterues, me një task forcë të pashembullt, u konstatua që nuk kishte asgjë nga këto pretendime”, tha Pallaska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A