Nga: Hajri Shehu
Në vëmendje të autoriteteve të pushtetit qendror dhe vendor.
Ju admirojmë për punën tuaj dhe për përkushtimin tuaj për të bërë vepra të mëdha për Tiranën e për qytetarët e Tiranës. Ju vlerësojmë përzemërsisht. Ndërkohë, duam t’ju shprehim një shqetësim, të cilin, me siguri e keni edhe ju. E kemi fjalën për tabelat e shitoreve, të sipërmarrjeve, të shërbimeve etj. dhe për reklamat e qytetit të Tiranës. Pjesa më e madhe janë në anglisht (disa herë, në një anglishte të shpifur, tipi Bee Fly) dhe një i huaj do të mendonte se Tirana qenka qytet dygjuhësh (!).
Për të gjitha gjuhët çështja e pastërtisë ka rëndësi të madhe. Për gjuhën shqipe është jetike. Ne nuk jemi ksenofobë. Por, njeriu pyet: Përse në Tiranë të sheh syri Caffe / Coffee, Candy, Boutique, Travel Agency etj.? Ne nuk jemi as puristë. Por, këtu nuk bëhet fjalë për purizëm. Këtu bëhet fjalë për vërshim fjalësh të huaja të panevojshme. Nuk na vjen mirë ta themi, por nuk mund të mos e themi: Tirana e rrugët e Tiranës janë prajtur (infektuar) keq me këso tabelash e reklamash. Ja edhe ca shembuj të tjerë: Twin Towers; Sole Travel and Tours; OK Travel; International Travel and Tours; Parfums de France; Outlet Shoes; Luxury; Delight; On Time; Unique Gift Shop etj. Ka edhe Fox (= Dhelpra). Ka edhe Tirana Grill e Tobacco Shop se nuk i paska shqipja skarë e duhan (!) e New Tirana Flower (siç shihet, një përkthim, tashmë nga shqipja Tirana e Re + Lule). Sepse edhe lule nuk ditkemi ta themi ne shqiptarët (!). Edhe Zogun e Zi e kemi përkthyer Black Bird (!). Shihni edhe sajesën Grand Pazar. Habia më e madhe është se ka edhe Barber e Barber’s Shop (sepse duket, i gjori njeri do që të duket sa më i huaj e nuk thotë e nuk shkruan dot berber (!) a rrojtar e rrojtore ose floktar e floktarí. I njëjti problem është edhe me reklamat.
Gjuhësisht, këto mënyra të thëni janë ndërhyrje arbitrare në gjuhë e thyerje e normës letrare. Dhe ndërhyrjet arbitrare e thyerja e normës letrare janë të papranueshme. Gjuha nuk është si arra e pazarit, ku kushdo mund të gjuajë me gur. Gjuha nuk është vetëm e pronarëve të tabelave. Është e ne të gjithëve. Tabelat e reklamat qytetëse të llojit të mësipërm mund të konsiderohen edhe si një rrugë për institucionalizimin e arbitrariteteve në gjuhën standarde dhe e thyerjes së normës letrare sepse ato vijnë nga një zyrë shtetërore regjistrimi e sepse qyteti jeton me to orë e çast.
Fytyra e Tiranës janë edhe tabelat e reklamat e saj. Dhe fytyrën e Tiranës duhet ta mbajmë gjithnjë të pastër. Atëherë, ju takon ju të reagoni institucionalisht për të mos i lejuar tabelat me fjalë të huaja të panevojshme ose me gabime gjuhësore. Ju takon ju sepse jeni kryetar i Bashkisë. Ju takon ju edhe sepse jeni, vërtet djalë (më pëlqen t’ju them djalë) i zgjuar, i zoti e i përkushtuar, për të bërë vetëm punë të mira e punë të mëdha. Ju takon ju sepse ju, jo vetëm i njihni normat e gjuhës standarde, por keni edhe ndjenjën dashamirëse për to. Ju takon ju sepse kështu ngrini edhe kulturën e të folurit të qytetarëve të Tiranës. Tabelat e reklamat e tanishme nuk tregojnë kulturë të foluri; ato nuk tregojnë kulturë gjuhe.
Kujdesi për gjuhën ka rënë shumë. Besojmë që e vini re edhe ju. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që kemi aq shumë programe televizive me tituj anglezë. Kjo është punë e mjeteve të informimit masiv dhe e të tjerëve, – do të thoni ju. Po, kështu është. Bashkia ka punë me tabelat e reklamat. Do t’ju jap një shembull tjetër. Kemi parë njëherë në Tiranë këtë reklamë: Ndaq thirrëm Mbret, (ndaq) Prince, Të inspiron. Këtu nuk po merremi me fjalën e huaj të panevojshme – inspiron. Janë shkruar gabim me shkronjë të madhe tri fjalë. Vijmë te fjala ndaq. Porositësi i reklamës a shkruesi nuk ka dalluar ç nga q. Por njerëzit mund të jenë tallur me këtë ndaq. Në mos me Fjalorin e gjuhës shqipe, me një mësues po të ishin këshilluar, nuk do t’i bënin gabimet. Në tabela, nuk janë të pakta edhe gabimet shkrimore. Por fjalët e huaja të panevojshme e gabimet gjuhësore janë dhunim i pamëshirshëm i gjuhës së kombit.
Nuk duhet të harrojmë, më në fund që njerëzit nuk na i kuptojnë as tabelat, as reklamat, çka do të thotë që nuk kemi as rezultat në reklamimet tona.
Me siguri, duhet të ketë një zyrë të posaçme për regjistrimin e shitoreve e të shërbimeve dhe një mjedis të posaçëm ku shkruhen tabelat e reklamat. A nuk mund të caktoni një redaktor të përhershëm aty ku shkruhen tabelat e reklamat?
Nëse i ndreqni tabelat e reklamat qytetëse, besojmë që do t’ju vlerësojnë si për sheshin “Skënderbej” e si për ato veprimtaritë që keni bërë në këto ditë të mandateve tuaja. Nëse për shumë arsye, nuk mundeni, të paktën, të shihen tabelat e reklamat e reja – tani e tutje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj