Poezi nga: Tom Waits
Përktheu: Fadil Bajraj
Ani de, kam mëlqi të dobët e zemër të thyer
ja, pra, e kam pirë një lumë ç’prej se m’ke shkallmuar
dhe nuk kam halle pijesh
përveç kur nuk mund të gjej pije
e kam dëshirë të ta njiheshi
ne ishim tamam çift qejfi
ajo ish e mprehtë si brisku
dhe e butë si lutja
kështu pra, mirësevini në sagë që vazhdon
ajo qe pjesa ime më e mirë
e unë isha bash qen
dhe këtu jam bjerrakohës
Kam qenë i zezuar dhe i kam pasur punët pisk
në stolin tim
pra, paguajani këtij budallai disa pije dhe blata
këto janë bare- stacione hekurudhash
me gjithë këta kondukterë dhe portierë
e unë jam pa asnjë dysh
dhe ky epitaf është pasojë
vërtet unë e zgjedh rrugën time
hej eja Cath, ai është jurist
nuk është njeri për ty
dhe as hëna nuk është romantike
është kërcënuesëse posi ferr
e disa burra përpiqen t’ma shesin
një orë
ani de do t’ju takoj në
fund të shishes
së whiskeyit të blerë lirë
Kam një shishe dhe një ëndërr
është aq e përmallshme më duket
mund ta emërosh helmin tënd
sall vazhdo dhe bëj farë zhurme
nuk jam sentimental
kjo nuk është blerje por huazim
dhe është purgator, hej
çfarë rrëfimi ke, mirë de
s’ma ndien fare
ngase unë e kam gënjeshtrën time
me të m’duhet të ballafaqohem
dhe e shoh Red Label tënd
dhe do të ngre dolli edhe një herë
e ti mund t’ma çosh një taksi
ngase unë nuk e fik asnjë flakë
që i kanë ndezur gratë
nuk është si azbesti
nuk bën gjë veç
na çlodh jam i bindur
dhe i përforcon thashethemet
që i keni dëgjuar
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit