LAJMI I FUNDIT:

Trump paralajmëroi: SHBA-në po e pret fati i Bashkimit Sovjetik

Trump paralajmëroi: SHBA-në po e pret fati i Bashkimit Sovjetik

Kërcënimi kryesor për SHBA-në vjen nga brenda, prandaj vendi mund të përsërisë fatin e BRSS, Venezuelës apo Kubës, tha ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë grumbulluar shumë probleme, duke përfshirë rritjen e krimit, korrupsionin në sistemin arsimor, burokracinë, inflacionin e lartë dhe fluksin e emigrantëve.

Trump premtoi se do të vazhdojë aktivitetin politik, pavarësisht përpjekjet e aparatit të korruptuar shtetëror për ta penguar atë, raporton cnn.


“Nëse nuk merrem me këtë, kombi ynë do të jetë i dënuar të bëhet një tjetër Venezuelë ose Bashkimi Sovjetik. Ne po ecim në atë drejtim, ose po kthehemi në Kubë në një shkallë të madhe”, tha ish-presidenti.

Prezantimi në forumin në Uashington është paraqitja e parë e ish-presidentit amerikan në kryeqytetin amerikan pas mandatit të tij presidencial. Ai ka kritikuar më parë punën e administratës së Joseph Biden.

Ndër të tjera, Trump tha se politika ndaj Ukrainës është çmenduri dhe deklaroi se mund të dërgojë në një luftë të përmasave botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori