LAJMI I FUNDIT:

Kate Moss u ndje ‘e cenuar dhe e frikësuar’ gjatë xhirimit për Calvin Klein me Mark Wahlberg

Kate Moss u ndje ‘e cenuar dhe e frikësuar’ gjatë xhirimit për Calvin Klein me Mark Wahlberg

Supermodelja foli kohët e fundit për fushatën e saj ikonike Calvin Klein me Mark Wahlberg, duke zbuluar në një intervistë në emisionin radiofonik “Desert Island Discs” të BBC Radio 4 se ndihej “e cenuar dhe e frikësuar” në xhirime dhe se kujtimet e saj nga xhirimet e vitit 1992 nuk ishin “shumë të mira”.

Për Wahlberg, Moss tha: “Ai ishte shumë maço (një burrë që është agresivisht krenar për maskulinitetin e tij), dhe gjithçka kishte të bënte me të. Ai kishte një shoqëri të madhe. Unë kam qenë thjesht një modele”.

Hiti i HBO “Entourage” u bazua në mënyrë të famshme në grupin e miqve të aktorit “Boogie Nights” gjatë ngritjes së tij në famë.


Moss, asokohe 17 vjeçe, pozoi pa bluzë teksa ishte në krahë me yllin dhe pranoi se ndihej “plotësisht” e objektivizuar.

Lila Moss zbulon arsyen pse mamaja Kate Moss u përpoq ta ‘largoj atë nga modelingu’
Lexo po ashtu Lila Moss zbulon arsyen pse mamaja Kate Moss u përpoq ta ‘largoj atë nga modelingu’

“Unë mendoj se ata luajtën mbi dobësinë time”, tha ajo. “Unë isha mjaft e re dhe e pafajshme, kështu që Calvin e pëlqente këtë”.

Moss tha gjithashtu se ajo luftoi me “ankth të rëndë” para ditës së madhe dhe iu dha Valium për t’u përgatitur. “Vërtet nuk u ndjeva fare mirë para xhirimit. Për një apo dy javë, nuk munda të ngrihesha nga shtrati”, tha modelja.

Moment krenarie: Kate Moss shikon plot emocione vajzën e saj 18 vjeçare teksa modelon në Javën e Modës në Londër
Lexo po ashtu Moment krenarie: Kate Moss shikon plot emocione vajzën e saj 18 vjeçare teksa modelon në Javën e Modës në Londër

Kjo nuk është hera e parë që Moss flet për këtë përvojë të pakëndshme. “Kam pasur një krizë nervore kur isha 17 ose 18 vjeçe, kur më duhej të shkoja dhe të punoja me Marky Mark dhe Herb Ritts”, tha ajo për Vanity Fair në 2012. /Telegrafi/