Lisa A. Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit ,tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në NATO.
“Një kohë kam qenë e caktuar në stafin kombëtar të NATO-s, ishte një përvojë e mrekullueshme. Më kujtohet Samiti i NATO-s në Bukuresht më 2008, kohë vërtet historike. Por tani, fokusi im është në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, kështu që ne duhet t’i përmbahemi mandatit tim aktual. Por, brenda atij mandati këto janë edhe elemente shumë të rëndësishme dhe elemente për kualifikimet që do të jenë të nevojshme për Kosovën, për një integrim më të madh evropian. Pra, ne besojmë shumë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë, është në strukturat transatlantike dhe evropiane, përfshirë NATO-n dhe se një ditë Kosova do të jetë anëtare e NATO-s. Ky është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, kështu që unë e mbështes fuqishëm”, tha Johnson në emisionin “Tempus”.
Ajo tha se në këtë drejtim, Kosova duhet të punojë për të demonstruar përkushtimin për sigurinë kolektive, përparimin në dialog dhe të vazhdojë forcimin e reformave demokratike dhe institucioneve tjera.
“Mendoj se çfarë Kosova mund të bëjë drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe përfundimisht në NATO, mendoj se tre gjërat do të ishin të vazhdohet të punohet për të demonstruar përkushtimet tuaja për sigurinë kolektive, përkushtimin tuaj dhe përparimin në dialog të lehtësuar nga BE-ja dhe është shumë e rëndësishme gjithashtu vazhdimi i forcimit të reformave demokratike dhe institucioneve tuaja, përfshirë në fushën e sundimit të ligjit dhe ta dini se kjo është ajo për çka jemi këtu, për t’ju mbështetur në të gjitha përpjekjet”, tha Johnson, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Johnson thotë Rusia ka ndikuar negativisht me ndërhyrjet në rajonin e Ballkanit dhe thekson se ky shtet nuk dëshiron të shohë demokraci të konsoliduar në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën.
“Edo, dua të them që për shumë vite, Rusia ka ndërhyrë, ka… ka ndikuar negativisht, zhvillimet në këtë rajon dhe gjithashtu në shumë të tjera. E kam fjalën për dezinformimin, narrativën e rreme, nxitjen e frikës së gjatë të njerëzve, përpjekjen për të ndarë njerëzit. Pra, ne bëjmë të kundërtën, vazhdojmë të ndjekim qëllimet tona. Ajo që Rusia nuk dëshiron të shohë, është demokracia e konsoliduar, në Evropë, në Ballkanin Perëndimor. Ata nuk duan të na shohin të bashkuar, ata nuk duan ta shohin Kosovën dhe vendet fqinje të integrohen plotësisht në institucionet evropiane në Evropë”, tha Johnson.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi