Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar takim me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, e për këtë vizitë ka folur edhe analisti Vehbi Kajtazi i cili e ka cilësuar si të vlefshme këtë vizitë në krahasim me vizitën e kaluar të Kurtit në ShBA, e cila sipas tij ka qenë kot
Analisti, Vehbi Kajtazi ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është shprehur se nuk niset asnjëherë të thotë ose të bëj diçka duke e marrë për bazë se çfarë thonë militantët.
“Mua nuk ma ndjen se çfarë thonë militantët,” u shpreh Kajtazi.
Sipas analistit, kjo vizitë apo rikthim në Amerikë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani është shumë me rëndësi për Kosovën.
“Mbrëmë kam parë shumë raportime lidhur me këtë vizitë, ku kjo shkon përtej një buxheti që e ndajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën, pra bëhet fjalë për 200 milionë investim në energji,” ka thënë Kajtazi.
E për analistin, vetëm fakti që kryeministri dhe presidentja e vendit e takojnë sekretarin amerikan të shtetit, është më e vlefshme se vetë nënshkrimi i një marrëveshjeje për një investim në Kosovë.
Sipas Kajtazit, kritikat e vazhdueshme që bëhen për Kurtin gjithandej, dhe prej shumë njerëzve po bëhen të pabazuara apo të sforcuara dhe argumentet po zbehen duke dashur të japin kritikë për Kurtin.
“Kurti ka të meta në qeverinë e tij, qeveria e tij nuk është më e mira, zhvillimi ekonomik në vend është si mos më keq, ndërhyrja në demokraci e kësaj qeverie, është e rëndë dhe flagrante në mënyrë të veçantë përpjekjet për të diktuar lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes,” shtoi Kajtazi.
“Shefi i kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi një prej tyre dhe Kurti nuk është distancuar, deputetja që mban fjalim në kuvend, Besnik Bislimi”.
Në rastin konkret kjo vizitë sipas Kajtazit duhet të na bëjë të lumtur, ku fakti që e takon sekretarin e shtetit është rezultat.
“Vizita që ka qenë më herët ka qenë kot, kjo është tjetër nivel,” ka thënë Kajtazi në emisionin “Debat Plus”.
Vizita e kaluar për Kajtazin ka qenë kot pasi Albin Kurti ka qëndruar kot 3 javë në Amerikë, por fakti që takohet me sekretarin amerikan të shtetit është lajm jashtëzakonisht i mirë dhe analistin kjo gjë e bën të ndjehet i lumtur, që kryeministri dhe presidentja e takojnë sekretarin amerikan të shtetit.
Sa i përket se a është pro apo anti amerikan kryeministri Kurti, analisti u shpreh se kjo temë nuk është e nevojshme të diskutohet, sepse Kurti vetë ka folur për këtë punë.
“Nuk kemi nevojë të flasim shumë për atë temë sepse ka folur vetë Kurti, i cili ka thënë ne nuk i duam amerikanët por frikësohemi se mos na braktisin,” shtoi Kajtazi.
Ndërkaq, Kajtazi shtoi se është mirë që është edhe presidentja Vjosa Osmani, atje sepse raporti i presidentes me ShBA është tjetër e raporti i kryeministrit me ShBA është tjetër./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
LSDM: Sulmet e BDI-së ndaj LSDM-së janë për të mbuluar marrëveshjet e tyre me OBRM-PDUKM-në
Arrestohet 24-vjeçari në flagrancë, shpërndante drogë në lagjet e Durrësit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles