LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski – Cravinho: Maqedonia po përgatitet intensivisht për procesin e skriningut

Pendarovski – Cravinho: Maqedonia po përgatitet intensivisht për procesin e skriningut

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Portugeze, Joao Gomes Cravinho, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve, në kuadër të procesit integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, avancimit të kornizës së parë dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik, si dhe pritshmërive se bashkëpunimi në mbrojtje do të intensifikohet më tej në kuadër të NATO-s.

Në takim, presidenti Pendarovski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Portugalia në përmbushjen e agjendës sonë evropiane dhe theksoi se mbajtja e fundit e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel shënon një kapitull të ri në procesin e integrimeve evropiane, i cili është i një rëndësie të madhe për Maqedoninë e Veriut.


Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi se vendi është duke u përgatitur intensivisht për procesin e skriningut, i cili fillon në shtator dhe pritet të jep një pasqyrë të gatishmërisë dhe pajtueshmërisë me legjislacionin maqedonas dhe atë evropian./Telegrafi/