LAJMI I FUNDIT:

Ramiqi i quan hoxhallarët servilë: Shumë prej tyre e shfrytëzojnë Bashkësinë Islame për interesa personale

Ramiqi i quan hoxhallarët servilë: Shumë prej tyre e shfrytëzojnë Bashkësinë Islame për interesa personale

Njohësi i politikës dhe sigurisë, Fuad Ramiqi ka thënë se sa i përket ekstremizmit fetar, radikalizmit në Kosovë, vazhdimisht potencohet në vendin tonë, me vite të tëra që Kosova ta jep një imazh, që ktu ka radikalizëm dhe ekstremizëm.

Sipas Ramiqit, hoxhallarët duhet ta dijnë ëfarë është ekstremizmi në islam dhe ekstremizmi që paraqitet nga jo islamistë, dhe çka është radikalizmi në islam dhe ëfarë është jashtë islamit.

“Nëse themi që dikush thotë që ka radikalizëm atëherë unë po them a ka në politikë radikalizëm a ka në shkolla radikalizëm a ka në rrugë radikalizëm, a ka në qeveri a ka në xhami apo ku ka radikalizëm dhe ekstremizëm, ma jepni një shembull,” u shpreh Ramiqi.


Fuad Ramiqi, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, shtoi se vendi po krenohet që ka një gjyqësor, një polici që është më e bnesueshmja, e ka një prokurori, e ka një hetuesi dhe tash sipas Ramiqit del me vlerësime pa e zbuluar rastin, kjo sipas tij është vetëm për ta dhënë një mendim të kotë.

“Është me keqardhje që një njeri të lëndohet dhe shpresoj që të shërohet, imami dhe e tejkalon këtë situatë,” ka thënë Ramiqi.

Raste të tilla njohësi i politikës dhe sigurisë shtoi se ka shumë por shumë raste kanë heshtur pasi nuk kanë pasur lidhje me fenë, por kanë pasur vetëm tendenca karieriste ose luftë në mesin e tyre për vende të caktuara të punës, shtoi Ramiqi.

Teksa Ramiqi flet për imamët, ai thotë se nuk ka asnjë imam që është i padëshirueshëm në Kosovë sepse xhamiat, sipas tij i kanë bërë si shtëpijat e veta.

Çdo formë e praktikimit të Islamit jashtë vlerave dhe normave demokratike dhe shoqërisë demokratike, sipas Ramiqit mund të konsiderohet si ekstremizëm por nuk do të thotë që ajo të qon në dhunë apo destabilizim, përpos nëse meren edhe akte të ndryshme të dhunës për të arritur qëllimet e veta.

Sa i përket islamit dhe shoqërisë islame, në një shoqëri ku janë shumica të devotshëm, aty nuk ka mundësi të ketë ekstremizëm, ka thënë Ramiqi, por nëse është një mesatare atëherë aty ata thonë formën e aplikimit mund ta quajnë si ekstremizëm, por në Kosovë të etiketohet për komplekse të llojllojshme është e papranueshme.

Ndërsa për Ramiqin, hoxhallarët po e shfrytëzojnë islamin për interesat e tyre personale.

“Është për keqardhje një njeri të lëndohet, në Kosovë të hoxhallarët ka më së paku Islam të gjithë janë servil 99% janë servil të pushtetit dhe bashkësinë Islame e shfrytëzojnë si oligark për të ruajt pozitat e veta, më së paku predikohet islami, ata merren me pozitat e veta me përfitime me punësime,” shtoi Ramiqi./RTVD/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori