Bytyqi: Me Ballkanin e Hapur mund ta kapërcejmë më lehtë mungesën e ushqimit dhe energjisë elektrike
Qëllimi i Ballkanit të Hapur është të na çojë të gjithëve përpara drejt zhvillimit, integrimit, konkurrencës kundër konkurrencës së ndërsjellë, lirisë së lëvizjes së 4 lirive të Bashkimit Evropian, lehtësimit të procedurave, solidaritetit dhe ndihmës. Besoj se Ballkani i Hapur është më shumë se një ide dhe më shumë se iniciativa dhe ka kapacitet të plotë për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të ofruar zgjidhje operacionale. Kjo ide na bashkon të gjithëve në një qëllim të qartë, të hapur, të ndershëm dhe civil.
Këte e tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në Tiranë në hapjen e seancës plenare të grupeve ndërqeveritare të punës që sot dhe nesër do të diskutojnë zbatimin e detajuar të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Ballkanit të Hapur.
“Është koha të fokusohemi në rezultatet, të prekshme dhe të dukshme, të cilat dalin nga nevojat reale të qytetarëve, që do të thotë se janë autentike dhe organike. Sot jemi këtu me tre vende me negociata të hapura të para-anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dimë se sa shumë Ballkani i Hapur ka potencialin për të përshpejtuar reformat e nevojshme për hyrjen në BE. Përmes Ballkanit të Hapur, së bashku në BE. Kjo është rruga jonë dhe shpresoj që së shpejti t’i bashkohen edhe vende të tjera nga Ballkani Perëndimor”, tha Bytyqi.
Ai theksoi se, së bashku me kolegët e tij nga Shqipëria dhe Serbia, do të punojnë në krijimin e kornizave dhe protokolleve të punës dhe mënyrave se si do të ndihmojmë njëri-tjetrin në solidaritet gjatë fatkeqësive dhe aksidenteve, gjatë mungesës së ushqimit dhe gjatë krizës energjetike që jemi duke u përballur aktualisht si pasojë e krizës globale të shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City