Pozita dhe opozita në Kuvendin e Kosovës mirëpresin miratimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë kundër raportit të ish senatorit Dick Marty. Megjithatë, vlerësojnë se nuk mund të ketë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në punën e Gjykatës Speciale në Hagë.
Rezoluta mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, ku i bëhet thirrje edhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782, që shërbeu si pikënisje për ngritjen e Speciales, nga pushteti shihet si rrethanë e re, e cila nuk dihet si mund të finalizohet dhe të gjejë përkrahje në KiE.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress, se e njëjta sikur të miratohej vite më parë, ndoshta do të kishte efekte më të mëdha, pasi sipas saj, në situatën aktuale në Gjykatën Speciale, nuk është prezantuar ndonjë lidhshmëri mes raportit të Dick Martyt dhe aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së.
“Aktualisht nuk është prezantuar në Gjykatën Speciale ndonjë lidhshmëri mes këtij raporti me aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Prandaj në situatën aktuale nuk jam e sigurt nëse do të prodhojë ndonjë efekt të drejtpërdrejt në atë se çka është duke trajtuar procesi në Gjykatën Speciale, për faktin se ende nuk janë të kompletuara aktakuzat se me cilat pretendime po mbahen krerët e UÇK-së në Hagë. Përderisa vullneti i Kuvendit të Shqipërisë është prezantuar përmes këtij raporti, ndoshta ka munduar të ketë efekt sikur të ishte bërë më herët”, thotë ajo.
Ajo shtoi se mbetet të shihet si do të shkojë më tej inicimi i Shqipërisë në këtë çështje, mirëpo konsideron se prej momentin kur ka dal raporti i Dick Martyt, Kosova dhe Shqipëria është dashur të kenë vëmendje të natyrës tjetër për të mos lejuar të finalizohet në atë mënyrë.
“Këto janë rrethana të reja të cilat nuk e dimë si mund të finalizohen. Nuk e di sa mundet me pas dhe si e gjenë mbështetjen në Këshill të Evropës. Është kritike për krejt situatën e krijuar që në atë raport shumë kontrovers dhe gjithë pasaktësinë që e ka prezantuar Dick Marty, ka prodhuar një efekt i cili thash po vazhdon me lënë pasojat e veta, edhe pse pa lidhshmërinë faktike. Por situata, apo rrethana, inicimi i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbetet të shihet si do të shkojë më tutje. Prej momentin kur ka dal është dashur që Shqipëria dhe Kosova të kenë një vëmendje të natyrës tjetër që mos me lënë mu finalizu siç është finalizuar. Por tashmë gjendemi para faktit të kryer. Kështu që, në këtë situatë nuk mundemi me thënë që ajo çka mundet me prodhu diçka të re në KiE, por ne si komb duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që UÇK të ketë statusin që e meriton”, shton ajo.
Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë për KosovaPress, se rezoluta do të ndihmojë në zbardhjen e një të vërtetet që nuk ka pasur trafikim të organeve dhe se ai raport ka qenë i bazuar në të dhënat politike të Serbisë.
Ai thotë se miratimi i rezolutës kundër raportit të Martyt dhe zhvillimet në Gjykatën Speciale janë dy zhvillime të ndara.
“Kjo rezolutë e ndihmon zbardhjen e një të vërtete që nuk ka pasur trafikim të organeve dhe se ai raport ka qenë i bazuar në të dhënat politike të Republikës së Serbisë. Nuk e shoh atë debat të ndërlidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, atje është një proces tjetër, ky ka qenë një proces tjetër…Raporti i Dick Marty ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe Kosovës. Është temë sensizitve që duhet të trajtohet seriozisht dhe të jetë në funksion të zbardhjes së vërtetës. E vërteta është shumë e thjesht, lufta jonë për liri ka qenë luftë e drejtë, e pastër. Të gjitha pretendimet tjera janë pretendime të cilat shteti i Kosovës duhet t’i trajtojë me seriozitet. Jo me një mendim dhe entuziazëm politik, por seriozisht në funksion të mirës së Kosovës dhe së drejtës së vendin tonë”, thekson Tahiri.
Ndërkohë, shefja e deputetëve të mazhorancës nënvizon se shumica aktuale nuk e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale.
“Shumica aktuale nuk e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale, e dina si ka shkuar votimi në vitin 2015, kur është finalizuar në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, tash nuk është më diskutimi çështja e fateve individuale, është trajtimi komplet i një koncepti për luftën e drejt që është bërë në Kosovë. Por tash jemi në situatën që jemi dhe me pasoja që tashmë duhet shikuar si shtet si mund t’i përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë ajo.
Kuvendi i Shqipërisë me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.
Mes tjerash, aty vlerësohet se të gjitha pretendimet e ngritura për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A