LAJMI I FUNDIT:

Kancelari Scholz dhe gruaja e tij hodhën “dokumente konfidenciale” në një kosh plehrash – i gjetën fqinjët e tyre

Kancelari Scholz dhe gruaja e tij hodhën “dokumente konfidenciale” në një kosh plehrash – i gjetën fqinjët e tyre

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe gruaja e tij Britta Ernst hodhën dokumente konfidenciale të qeverisë në mbeturinat e tyre shtëpiake.

Kështu së paku thuhet në një raportim të mediumit gjerman të lajmeve “Der Spiegel”, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, dokumentet, disa të shënuara qartë si “informacion i klasifikuar – vetëm për përdorim zyrtar”, u gjetën nga fqinjët në kazanët e plehrave jashtë banesës së kancelares në Potsdam, thuhet në raport.


Kishte gjithashtu dokumente nga samiti i G7 i muajit të kaluar në Bavari, duke përfshirë profilet e liderëve të bllokut dhe partnerëve dhe bashkëshortëve të tyre.

Ato me sa duket u hodhën jashtë nga Ernst, e cila është gjithashtu ministre e arsimit për shtetin e Brandenburgut, thuhet në raport.

Kjo – që dokumentet e klasifikuara të asgjësohen në një mënyrë të tillë – vlerësohet të jetë kundër rregullave zyrtare.

Ato do të duhej të ishin shkatërruar në mënyrën e duhur në një mënyrë që e lë përmbajtjen e tyre të padeshifrueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Kalo në kategori