LAJMI I FUNDIT:

Fifi i bie tupanit në koncertin e saj

Fifi i bie tupanit në koncertin e saj

Kantautorja e njohur shqiptare, Fifi, është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte të ndryshme.

Ajo mundohet që në çdo paraqitje të saj, t’i kënaqë në maksimum fansat e muzikës së saj.

E mu për këtë arsye, ajo vendosi që në koncertin e saj të fundit, ta ndezë atmosferën duke marrë tupanin në skenë.

@artistetshqiptaree Fifi e kall me tupan ?❤️? #fifi #fyp #fypシ #viral #prishtina #venom #kosova ♬ original sound – Artistet Shqiptare

Një video e publikuar në TikTok, tregon momentin kur Fifi i bie tupanit në koncertin e saj.

Ajo shihet e entuziazmuar teksa mundohet që të argëtojë sa më shumë që mundet publikun e pranishëm.

Foto: Artistët Shqiptarë/TikTok

Kantautorja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka qenë mjaft aktive gjatë verës edhe në apsektin e prurjeve muzikore.

Ajo numëron dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gent Fatalin, “Pikturë” dhe tjetri me Tunën, i tutlluar “Melaqe”. /Telegrafi/

Foto: Artistët Shqiptarë/TikTok