LAJMI I FUNDIT:

Roboti thyen gishtin e djaloshit shtatëvjeçar gjatë një turneu shahu në Rusi

Roboti thyen gishtin e djaloshit shtatëvjeçar gjatë një turneu shahu në Rusi

Një robot që luan shah theu gishtin e një fëmije gjatë një turneu në Rusi javën e kaluar, derisa incidenti u kap nga kamerat e sigurisë.

Roboti kapi gishtin e djalit shtatëvjeçar pasi ishte i hutuar nga lëvizjet e tij tepër të shpejta, raportuan mediet ruse.


“Roboti theu gishtin e fëmijës – kjo, natyrisht, është e keqe”, tha Sergey Lazarev, presidenti i Federatës së Shahut të Moskës, transmeton Telegrafi.

Incidenti ndodhi në Moskë Open më 19 korrik. Lazarev tha se federata kishte marrë me qira robotin për ngjarjen, e cila u zhvillua nga data 13 deri më 21 korrik.

Lazarev tha se makina ishte marrë me qira për shumë ngjarje të mëparshme pa incidente, duke thënë se djali nxitoi për të lëvizur një copë shahu shumë shpejt pasi bëri një lëvizje.

“Fëmija bëri një lëvizje dhe pas kësaj ne duhet t’i japim kohë robotit që të përgjigjet, por djali nxitoi, roboti e kapi atë. Nuk kemi asnjë lidhje me robotin”, u shpreh ai.

Pamjet tregojnë se roboti – i cili përbëhet nga një krah i vetëm mekanik me nyje të shumta dhe një ‘dorë’ – ishte në mes të një tavoline dhe i rrethuar nga tre dërrasa të ndryshme shahu. Inteligjenca Artificiale e tij mund të luajë tre ndeshje në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori