LAJMI I FUNDIT:

Ricky Martin bën performancën e parë në Hollywood Bowl pas akuzave për incest nga nipi

Ricky Martin bën performancën e parë në Hollywood Bowl pas akuzave për incest nga nipi
Foto: AP

Ricky Martin doli në skenë në Hollywood Bowl të premten mbrëma në daljen e tij të parë publike që kur pretendimet se kishte një marrëdhënie incestuoze me nipin e tij u hodhën poshtë në gjykatë.

“A po kaloni një kohë të mirë”, pyeti Martin, 50-vjeç, përpara se të niste interpretimin me Orkestrën Filharmonike në Los Angeles.


“Gjithçka që dua është që ju të harroni të gjitha problemet tuaja sonte dhe të përqendroheni te dashuria dhe le të kalojmë mirë. A jeni gati Los Angeles për të kaluar një natë të mirë?”.

Foto: Invision/AP

Këngëtari i “Livin’La Vida Loca” më pas vazhdoi të dhuronte një shfaqje të mahnitshme përpara turmës pa përmendur çështjen me të nipin.

Nipi 21-vjeçar i Martinit, Dennis Yadiel Sanchez – i cili është djali i gjysmëmotrës së Rickyt, Vanessa Martin – më parë pretendoi se ai dhe këngëtari i “She Bangs” ishin në një lidhje shtatë mujore dhe se artisti e përndiqte atë pasi u ndanë, duke e detyruar të bënte edhe një urdhër ndalimi.

Ricky Martin i quan të ‘dhimbshme dhe shkatërruese’ pretendimet e nipit të tij për incest
Lexo po ashtu Ricky Martin i quan të ‘dhimbshme dhe shkatërruese’ pretendimet e nipit të tij për incest

Megjithatë, këtë javë, Sanchez, tërhoqi pretendimet ndaj xhaxhait të tij të famshëm.

Foto: Invision/AP

Martin më vonë tha për rastin: “Faleminderit Zotit që këto pretendime u vërtetuan të rreme, por unë do t’ju them të vërtetën, ka qenë kaq e dhimbshme dhe shkatërruese për mua, për familjen time për miqtë e mi. Këtë nuk ia uroj askujt’.

“I uroj atij më të mirën dhe uroj që të gjejë ndihmën që të fillojë një jetë të re të mbushur me dashuri, të vërtetë dhe të mos lëndojë askënd tjetër”, shtoi Martin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori