LAJMI I FUNDIT:

Ricky Martin i quan të ‘dhimbshme dhe shkatërruese’ pretendimet e nipit të tij për incest

Ricky Martin i quan të ‘dhimbshme dhe shkatërruese’ pretendimet e nipit të tij për incest

Ricky Martin më në fund është në gjendje të fillojë procesin e shërimit pasi pretendimet “e dhimbshme dhe shkatërruese” të nipit të tij se ata kishin një marrëdhënie incestuese u hodhën poshtë në gjykatë të enjten (21 korrik).

Këngëtari i “Livin’ La Vida Loca”, 50 vjeç, shpjegoi në një video-mesazh të ri pse ai nuk i kishte adresuar vetë akuzat kur ato dolën për herë të parë në fillim të këtij muaji – pavarësisht se ekipi i tij mohoi me forcë si “të rreme dhe të fabrikuara” pretendimet në atë kohë.


“Për dy javë, nuk më lejuan të mbroja veten sepse po ndiqja procedurën, ku ligji … më detyronte të mos flisja derisa të isha para gjykatësit”, tha Martin, i cili ishte i veshur zyrtarisht me kostum dhe kravatë në klip.

Foto: GC Imagesri

Më herët të enjten, këngëtari i “She Bangs” ishte përgatitur të dëshmonte gjatë një seance për urdhrin e mbrojtjes të paraqitur kundër tij, por nipi i tij 21-vjeçar, Dennis Yadiel Sanchez, përfundoi duke tërhequr pretendimet e tij.

Avokatët e Martinit i thanë se akuzuesi “konfirmoi në gjykatë se vendimi i tij për të tërhequr akuzat ishte vetëm i tij, pa ndonjë ndikim apo presion të jashtëm, dhe akuzuesi konfirmoi se ishte i kënaqur me përfaqësimin e tij ligjor në këtë çështje”.

Sanchez, i cili është djali i gjysmëmotrës së Ricky, Vanessa Martin, më parë pretendoi se ai dhe ylli i popit ishin në një lidhje shtatë mujore dhe Ricky e përndiqte në shtëpinë e tij pasi u ndanë dy muaj më parë.

Foto: Getty

Në mesazhin e tij, Ricky shprehu lehtësim, por vuri në dukje se si ndikoi në jetën e tij dhe të të dashurit të tij gjatë javëve të fundit.

“Falë Zotit, këto pretendime u vërtetuan të jenë të rreme, por unë do t’ju them të vërtetën, ka qenë kaq e dhimbshme dhe shkatërruese për mua, për familjen time për miqtë e mi. Unë nuk ia uroj këtë askujt”, tha ai.

Këngëtari i “Nobody Wants to Be Lonely” i quajti pretendimet e Sanchez “të pakuptimta”, por dukej se nuk ushqente asnjë vullnet të keq ndaj të afërmit të tij, për të cilin ai, ekipi i tij dhe gjysmë vëllai, Eric Martin, kanë pretenduar publikisht se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“I uroj atij më të mirën dhe uroj që të gjejë ndihmën që të mund të fillojë një jetë të re të mbushur me dashuri, të vërtetë dhe gëzim dhe të mos lëndojë askënd tjetër”, tha Ricky.

Foto: Getty Images

Babai i katër fëmijëve, i cili është i martuar me artistin Jwan Yosef që nga viti 2017, atëherë tha se prioriteti i tij tani është të “shërohet” dhe ai planifikon ta bëjë këtë përmes muzikës.

“Mezi pres të kthehem në skenë. Mezi pres të rikthehem para kamerave dhe të argëtohem, gjë që bëj më së miri”, tha këngëtari.

Nipi i Ricky Martinit tërheq mbrapsht akuzat për incest në gjykatë - këngëtari latin shpallet i pafajshëm
Lexo po ashtu Nipi i Ricky Martinit tërheq mbrapsht akuzat për incest në gjykatë - këngëtari latin shpallet i pafajshëm

Ricky do të mbaj një koncert në Hollywood Bowl në Los Angeles të premten dhe të shtunën, sipas Instagramit të tij.

Fituesi i “Grammy” e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, përfshirë familjen dhe fansat e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori