LAJMI I FUNDIT:

Nipi i Ricky Martinit tërheq mbrapsht akuzat për incest në gjykatë – këngëtari latin shpallet i pafajshëm

Nipi i Ricky Martinit tërheq mbrapsht akuzat për incest në gjykatë – këngëtari latin shpallet i pafajshëm

Ricky Martin ka fituar një çështje kundër nipit të tij 21-vjeçar, i cili e kishte akuzuar atë për incest dhe abuzim.

Në gjykatë është bërë tërheqja e akuzave të turpshme nga nipi i tij, Dennis Yadiel Sanchez, i cili fillimisht kishte thënë se këngëtari dhe aktori ishin në një marrëdhënie seksuale me të për shtatë muaj, shkruan DailyMail.


Një gjykatës hodhi poshtë gjithashtu masën e ndalimit të përkohshëm që ishte depozituar kundër Martinit rreth një javë më parë, raportoi TMZ.

Martin u paraqit në gjykatë përmes konferencës së zhvilluar në aplikacionin ‘Zoom’.

“Ashtu siç e kishim parashikuar, urdhri i mbrojtjes së përkohshme nuk u zgjat nga gjykata”, tha ekipi ligjor i Martinit në një deklaratë. “Akuzuesi i konfirmoi gjykatës se vendimi i tij për të pushuar çështjen ishte vetëm i tij, pa ndonjë ndikim apo presion të jashtëm”.

Avokatët e bënë të qartë në deklaratën e tyre se kjo ishte e gjitha me kërkesë të Sanchezit.

“Kjo nuk ishte kurrë më shumë se një individ i trazuar që bënte pretendime të rreme pa absolutisht asgjë për t’i vërtetuar ato. Ne jemi të kënaqur që klienti ynë pa drejtësinë dhe tani mund të ecë përpara me jetën dhe karrierën e tij”.

Këngëtari e postoi deklaratën në faqen e tij në Instagram të enjten me mbishkrimin: “E vërteta mbizotëron”.

Akuzuesi Dennis Yadiel Sanchez, djali i motrës së këngëtares pop, Vanessa Martin, bëri pretendimet kundër dajës së tij.

Sanchez thuhet se kishte paraqitur një urdhër të përkohshëm ndalimi kundër Martinit në fillim të këtij muaji për të kufizuar kontaktin me këngëtarin.

Sipas urdhrit – i cili u rishikua nga El Vocero, një gazetë portorikane – Martin dhe Sanchez u ndanë dy muaj më parë pas lidhjes për shtatë muaj.

Sanchez pretendoi se Martin nuk e pranoi ndarjen dhe është parë duke ecur pranë shtëpisë së tij në të paktën tri raste, sipas urdhrit të rishikuar nga El Vocero, një gazetë porto-rikane.

Ai gjithashtu pretendoi se Martin kishte “konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe droge”.

Avokatët e këngëtarit i kanë mohuar akuzat dhe po përgatisin mbrojtjen e tyre kundër Sanchezit, i cili thuhet se u denoncua së fundmi nga një grua pasi dyshohet se ai e ngacmoi dhe ‘kërcënoi t’i shkatërronte jetën’.

Ekipi ligjor i Martinit tha për DailyMail se akuzuesi “po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor” dhe hodhi poshtë plotësisht akuzat “e neveritshme”.

Vëllai i këngëtarit, Eric Martin, pohoi në një video në Facebook Live se nipi i tij ‘ka një problem mendor’.

Vëllai i madh i këngëtarit latin tha se 21-vjeçari, i cili tashmë është i ndarë nga familja, kishte lënduar të afërm të tjerë.

Ai shtoi se familja kishte luftuar për t’u përballur me problemet e përkeqësuara të shëndetit mendor të Sanchezit, por se ai ishte ‘lodhur duke qenë i qetë’ për to, megjithëse tha se ai dhe familja e tij ende e donin nipin e tyre të trazuar.

Dëshmia e Ericut vjen pas pretendimeve të reja se Sanchez ka precedentë penalë dhe një herë kërcënoi se do të vriste një kolege.

Fox3Now raporton se kolegia e Sanchezit, Claudia Ramrez Martell, madje mori një urdhër ndalimi kundër tij pasi ai u bë i ‘fiksuar’ pas saj, duke u shfaqur vazhdimisht jashtë vendit të tyre të punës duke thënë se kishte në plan ta vriste.

Nëse romanca e supozuar mes Martinit dhe Sanchezit konfirmohet, këngëtari mund të përballet me deri në 50 vjet burg për akuzat për incest sipas ligjit të Porto Rikos.

Martin i adresoi akuzat në Twitter më 3 korrik, duke thënë: “Urdhri i mbrojtjes i dhënë ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, ndaj do të përgjigjem përmes procesit gjyqësor me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon”.

“Për shkak se është një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të bëj deklarata të detajuara në këtë moment. Unë jam mirënjohës për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe i marr me gjithë zemër”.

Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë shtesë lidhur me akuzat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori