Pas vendimit për t’u larguar nga qendra e vëmendjes - zbulohen planet e Arianës Grande

Ariana Grande ka vendosur të largohet përkohësisht nga vëmendja publike pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine”, i cili mbyllet më 1 shtator në arenën O2 në Londër.
Përfaqësuesi i saj tha se këngëtarja do të marrë një pushim të merituar pas një periudhe të gjatë me angazhime të shumta dhe presion të vazhdueshëm publik.
Gjatë kësaj kohe, Grande planifikon të kalojë më shumë kohë me familjen, miqtë dhe të dashurin e saj Ricky Alvarez.

Sipas burimeve, angazhimet me turne, prova dhe projekte të tjera e kanë penguar çiftin të kalojë shumë kohë së bashku, ndaj ajo mezi pret të ketë më shumë kohë të lirë dhe pa presion nga një orar i ngarkuar.
Grande dhe Alvarez, i cili më parë ka qenë balerin i saj rezervë, kishin qenë në lidhje në vitin 2015, por u ndanë një vit më pas duke ruajtur marrëdhënie miqësore.
Ata u afruan sërish pas ndarjes së Arianës nga aktori Ethan Slater, bashkëpunëtori i saj në filmin “Wicked”.
Vendimi për t’u tërhequr nga skena publike erdhi pas komenteve të shumta në internet për pamjen dhe peshën e saj pas publikimit të videoklipit “Petal”.

Disa fansa shprehën shqetësim për shëndetin e saj, ndërsa të tjerë e mbrojtën duke kritikuar komentet publike mbi trupin.
Përveç pauzës nga aktivitetet publike, Ariana është tërhequr edhe nga roli në shfaqjen muzikore “Sunday in the Park with George”, ku do të luante përkrah kolegut të saj nga “Wicked”, Jonathan Bailey.
Producentët konfirmuan se e mbështesin vendimin e saj dhe se shfaqja do të vazhdojë në vitin 2027 me një kast të ri. /Telegrafi/














































