LAJMI I FUNDIT:

Putini u zëvendësua nga dubluesi në Iran

Putini u zëvendësua nga dubluesi në Iran

Sipas kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, trupi i “dyfishtë” i Vladimir Putinit mund të jetë përdorur gjatë një samiti në Teheran të Iranit.

Ndërsa lideri rus dukej i sikletshëm teksa zbriste nga shkallët e aeroplanit presidencial në Teheran, burimet ukrainase vunë në dukje se ai lëvizte jashtëzakonisht shpejt dhe ishte më vigjilent se në paraqitjet e mëparshme publike.

Kryeministri rus dukej i animuar kur përshëndeti palën në pritje, përpara se të hiqte xhaketën dhe të hipte në një limuzinë të blinduar rëndë, raporton dailymail.


Vizita e liderit rus në Teheran, ku ai takoi lidershipin e Iranit, plus presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore.

Është vetëm hera e dytë që Putin është jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit brutal të Ukrainës pesë muaj më parë.

Në një video, Erdogan la presidentin rus në holl ta priste, me sundimtarin rus që dukej i qetë, teksa tundte këmbët dhe bënte lëvizje të çuditshme në fytyrë.

Para dy vjetësh, Putini pati pranuar se zyrtarët rusë ia kanë shprehur qëllimin për të përdorur dublues, por ai pati thënë se e kishte refuzuar idenë. Këshilla, sipas tij, pati ardhur në fillim të viteve 2000 kur Rusia kërcënohej nga sulmet terroriste.

Dublues për liderë kanë përdorur ish-krerë të Kremlinit, përfshirë Josef Stalinin e Leonid Brezhnevin.

Së fundmi, edhe shefi i CIA-s amerikane, William Burns, përgënjeshtroi raportimet e deritashme se ka informata se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Evropa
Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte

Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte "një dënim shumë i butë për Putinin"

Botë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Kalo në kategori