LAJMI I FUNDIT:

Meta në Kuvendin e Kosovës: Sa shumë Saranda, Vlora e Vjosa

Meta në Kuvendin e Kosovës: Sa shumë Saranda, Vlora e Vjosa

Presidenti i Shqipërisë në largim, Ilir Meta, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Meta fjalimin e tij e mbylli me një emocion, duke thënë se “nga Saranda e vogël që qante në Kukës e vetmuar që e kam takuar në prill të vitit 1999 tek një Sarandë që po e takoj në Kuvendin e Kosovës. Sa shumë Saranda, Vlora e Vjosa”.

Meta ka përkujtuar kohën kur e kishte vizituar Kosovën në dhjetor të vitit 2000, aso kohe si kryeministër i Shqipërisë, me ftesë të ish-kryeadministratorit, Bernard Kouchner, “pata theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për marrëdhënie si partnere dhe jo paternalizëm”.

“Sot duhet të jetë edhe më absurde të kemi marrëdhënie paternalizëm kur shteti i ri i Kosovës është shembull në shumë drejtime – jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Unë e kam mbajtur derën e hapur çdo qytetari të Kosovës dhe përfaqësuesi te saj pa dallim në mënyrë që marrëdhëniet tona të jenë vëllazërore dhe strategjike ne mënyrën me kuptimplotë. Gjithçka e lidh Kosovën me Shqipërinë. Gjaku, kultura zakonet, gjuha, interesat dhe interesat euro-atlantike. Kjo lidhja jonë i ka rrënjët tek etërit tonë, nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu tek Adem Jashari e Ismail Qemaili tek Ibrahim Rugova. Ata e kanë mbajtur gjallë këtë frymë”, tha Meta, transmeton Telegrafi.


“Të krenohemi me vëllazërinë tonë, por t’i shërbejmë me sinqeritet asaj. Të krenohemi me luftën e UÇK-së, por te kujdesemi qe kjo lufte te mos njolloset. Te mbështesim kauzën e drejt te çlirimit të Kosovës. Pafajësia e udhëheqësve qe ndodhen ne Hagë do te triumfoje ndaj përpjekjeve që agresorin ta bëjë viktimë dhe viktimat në agresor. Por, mos të harrojmë se gjenocidi në Srebrenicë dhe Reçak, ka autor”, tha Meta.

Presidenti Meta tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Shqipëria duhet ta shfrytëzojë edhe më tepër hapësirën që ka për ta ndihmuar Kosovën duke qenë se ne jemi anëtar i shumë institucioneve ndërkombëtare. Procesi i Berlinit është platforma më e mirë e bashkëpunimit rajonal që i shërben evropianizimit të plotë të rajonit tonë. Dialogu me Serbinë i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet t’i përmbahet misionit të saj. Mendoj se dialogu duhet të rivitalizohet në mënyrë që ajo të sjell njohjen reciproke ndërmjet dyja vendeve”, tha Meta.

Meta fjalimin e tij e mbylli me një emocion.

“Kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Nga Saranda e vogël që qante në Kukës e vetmuar që e kam takuar në prill të vitit 1999 tek një Sarandë që po e takoj në Kuvendin e Kosovës. Sa shumë Saranda, Vlora e Vjosa”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori