LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria Kurti i ka numrat, por s’ka dije e karakter

Krasniqi: Qeveria Kurti i ka numrat, por s’ka dije e karakter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë në Kuvend se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta dhe që përmes rezolutave po provojnë të fshihen nga qeverisja e mirëfilltë.

Sipas Krasniqit, Kuvendi më së miri flet përmes ligjeve, por dinamika e lodhtë e kësaj mazhorance, që ka kaq shumë numra e s’ka kuorum për ligje, e ka pru punën që Kuvendi sot me folë me Rezoluta.

“S’ka kurrgjë të keqe nga një Rezolutë, por kjo Rezolutë nga mazhoranca, me të cilën e mëson qeverinë që e ka votua vetë, se çka me ba e qysh me u sjellë në një rrethanë të caktuar, para se të flasë për karakterin e rezolutës, flet për karakterin e Qeverisë. Për më tepër, me këtë rezolutë edhe pse mbështetësi i Vetëvendosjes s’ju beson syve, i bien që Mimoza po e mëson Albinin çka me ba”, ka deklaruar Krasniqi.


Më tej, duke folur për krizën e paralajmëruar ekonomike, Krasniqi ka shtuar se Qeveria Kurti në vend sa ta pranojë inflacionin si një problem makroekonomik dhe t’i qaset me instrumente të politikave ekonomike, kanë zgjedhur një qasje komplet të gabuar dhe qëllimisht të gabuar, duke u munduar ta minimizoni këtë problem në diçka që lidhet me abuzues të çmimeve.

“Ju keni abstenuar nga instrumentet fiskale që i keni në dispozicion, dhe këtë paaftësi tuajën po përpiqeni ta kompensoni duke u përpjekur ta gjeni fajtor, i cili ju mjafton si etiketë për të vendosë politikë të kontrollit të çmimeve”, ka thënë Krasniqi në Kuvend.

“Një qeveri e tillë, të dashur qytetarë, numrat i ka, por karakter jo. As dije as vetëdije. As guxim, as veprim”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, para se me ardhë në këtë pikë, që me vendosë kontroll të marzhës së profitit apo çmimeve, do të duhej që Qeveria të ofronte një evidencë dhe analiza profesionale që dëshmojnë se rritja e çmimeve është rezultat i abuzimit me marzhat e profitit dhe jo për shkak të zhvillimeve të tregut.

Më tej, Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë se është nevojë urgjente dhe e domosdoshme që të ndërmerren dy gjëra:

“Pezullimi i akcizës dhe zbritja e TVSH-së në produktet e naftës nga 18% në 8% për një periudhë të caktuar kohore. Në këtë mënyrë mund të kemi një zbritje domethënëse të çmimit të naftës për rreth 50 cent në litër; dhe lirimi nga TVSH-ja e mallrave esenciale të konsumit për një periudhë të caktuar kohore”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

Krasniqi e ka ftuar Qeverinë që të ketë parasysh propozimet e PDK-së, sepse dimri po vjen shumë shpejtë dhe kriza me të cilën pritet të ballafaqohen qytetarët është shumë e lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Drejtësi
Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Lajme
Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Lajme
Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Lajme
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Lajme
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori