LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nderon Epopenë e UÇK-së në Rahovec dhe viziton familjen e Heroit Sheh Myhedinit

Krasniqi nderon Epopenë e UÇK-së në Rahovec dhe viziton familjen e Heroit Sheh Myhedinit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Rahovec, e cila shkroi historinë e lavdishme të kësaj ane kur nisën pushkët e para të lirisë.

Kreu i PDK-së me zyrtarët e kësaj partie në Rahovec, kanë bërë homazhe pranë shtatoreve të Heronjve Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici.

“Po ashtu, vizitova Teqen e Madhe Halvetie, ku u pritëm nga Sheh Besim Shehu, në vigjilje të përvjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Sheh Myhedinit, patriotit e veprimtarit të shquar të kësaj ane, i cili duke mbrojtur qytetarët e pafajshëm që kishin gjetur strehim në konakun e tij, u ekzekutua nga forcat serbe 24 vjet më parë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.


Lideri i PDK-së ka thënë se Liria dhe Pavarësia e Kosovës janë ngritur mbi sakrifica heronjsh ndër breza, të cilët, duke mos kursyer as jetën e tyre, kanë ndërtuar themelin e shtetit që gëzojmë sot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori