LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Qeveria pa plan për menaxhimin e shëndetësisë edhe pas gati 1 viti e gjysmë qeverisje

Zemaj: Qeveria pa plan për menaxhimin e shëndetësisë edhe pas gati 1 viti e gjysmë qeverisje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nga LDK, ka thënë se është shqetësues numri i lartë i rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Po ai më shqetësuese e sheh qasjen e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në raport me rritjen e rasteve duke theksuar se është dashur të bëhet më shumë thirrje për vaksinim.

Ndërkaq kur ka folur për shumën e ndarë nga qeveria prej 5.5 milionë eurosh për stafin shëndetësor që ka kontribuar në kohën e pandemisë, Zemaj e ka quajtur lëmoshë duke thënë që pagesa prej 60 eurosh është ofendim.


Këto deklarata ish-Ministri i Shëndetësisë i ka bërë në Klan Kosova FM.

Zemaj e ka kritikuar qeverinë që nuk ka planprogram për menaxhimin e shëndetësisë, edhe pas gati 1 vit e gjysmë në qeverisje.

Ai i është përgjigjur edhe Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latfi, i cili deklaroi se “kur e shoh që shëndetësia nuk është top prioritet, unë kthehem në Amerikë”.

“Ti ki ku me u kthy, po ne nuk kemi ku me u kthy. Ne jetojmë këtu dhe këtu po ndërtojmë ardhmërinë dhe po tentojmë që mjekët tonë të qëndrojnë në Kosovë”, ishte përgjigja e Zemajt për Latifin.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori