LAJMI I FUNDIT:

Leje ndërtimore e tejkalim i kompetencave, aktakuzë ndaj tre zyrtarëve në komunën e Klinës

Leje ndërtimore e tejkalim i kompetencave, aktakuzë ndaj tre zyrtarëve në komunën e Klinës
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.M., A.G. dhe N.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M. (në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes se Mjedisit në komunën e Klinës) dhe A.G (udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori), në dy raste të ndara, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke tejkaluar kompetencat zyrtare, lëshojnë leje ndërtimore për subjekte ekonomike të caktuara dhe atë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe planin rregullues urban.


Gjithashtu, i pandehuri L.M, (në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes se Mjedisit), në tejkalim të kompetencave të tij zyrtare dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për hekurudhat, nxjerr vendime  me të cilat i mundëson subjektit ekonomik të caktuar ndërtimin e objektit në afërsi të vijës hekurudhore, duke mos respektuar distancën e paraparë  me ligjin në fjalë.

Kurse, i pandehuri N.G., (inspektor i ndërtimi), duke mos përmbushur detyrat e tij zyrtare, si dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për ndërtim, ligjin për inspektorat dhe udhëzimin administrativ për mbikëqyrje inspektuese i mundëson subjekteve të caktuara ekonomike   në tri raste të ndara,  ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore.

Në njoftim thuhet se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori