LAJMI I FUNDIT:

Negociatat me BE-në, Banka e Shqipërisë kontribuon në 35 kapituj

Negociatat me BE-në, Banka e Shqipërisë kontribuon në 35 kapituj

Banka e Shqipërisë e cilëson mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së, në Bruksel, një moment historik në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe një hap më afër në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Në një njoftim për shtyp, Banka Qendrore thekson se, aktualisht Banka e Shqipërisë kontribuon në një sërë kapituj, si pjesë e grupeve ndërinstitucionale të ngritura për secilin prej 35 kapitujve.


Gjithashtu zëvendësguvernatorja e dytë e BSH-së, Natasha Ahmetaj është zgjedhur në cilësinë e negociatores së Kapitullit 17 – Politikat Ekonomike dhe Monetare dhe atë të kryetares së grupit ndërinstitucional për kapitullin 4 – Lëvizja e lirë e kapitalit.

Ngritet flamuri i BE-së në Tiranë me ceremoni, Rama: Sot një ditë e re për Shqipërinë
Lexo po ashtu Ngritet flamuri i BE-së në Tiranë me ceremoni, Rama: Sot një ditë e re për Shqipërinë

Sipas BSH-së, kapitujt e tjerë në të cilët Banka e Shqipërisë ka një rol kryesor kontribuues janë Kapitulli 9 –Shërbimet Financiare, Kapitulli i Kriterit Ekonomik, Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar dhe Kapitulli 18 – Statistikat. Krahas këtyre kapitujve, Banka e Shqipërisë kontribuon edhe në kapitujt 3, 20, 28 dhe 24.

Në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit, negociatat pritet të vijojnë me miratimin e kuadrit të negociatave përgatitur nga Komisioni Evropian dhe, më pas hapjen e Grupit të parë të Kapitujve “Themeloret”, ku përfshihen çështjet e gjyqësorit dhe të drejtave themelore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori