LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës publikon pamje të reja nga nxjerrja e turistit të mbytur serb nga bjeshkët e Valbonës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës publikon pamje të reja nga nxjerrja e turistit të mbytur serb nga bjeshkët e Valbonës

Të shtunën, me 16 korrik në bjeshkët e Valbonës në veri të Shqipërisë e kishte humbur jetën një turist serb, derisa disa të tjerë ishin lënduar derisa po eksploronin zonën.

Si në raste tjera edhe kësaj radhe autoritet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Meqenëse zona ishte tepër e vështirë për të ndërhyrë me helikopter, ekipi i përbërë prej pesë personave nga ShKShMK niset në drejtim të Valbonës për të bërë tërheqjen e viktimës.


Pamje nga tërheqja e trupit të pajetë të turistit serb në bjeshkët e Valbonës
Lexo po ashtu Pamje nga tërheqja e trupit të pajetë të turistit serb në bjeshkët e Valbonës

Pas disa orësh përpjekje shpëtuesit nga Kosova  së bashku me dy efektivë të policisë shqiptare dhe bjeshkatarin dhe vullnetarin Saimir Kalbaj dhe vullnetar të tjerë të zonës, fillojnë evakuimin e viktimës me barrelë dhe sistem litarësh deri te vendaterimi i helikopterit.

Sipas njoftimeve zyrtare viktima me inicialet G. S 52 vjeçar, banues në Beograd dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Më poshtë ndiqni disa pamje nga ky aksion i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori