LAJMI I FUNDIT:

KMShK me rekomandime për mediat online, kërkon të respektohen standardet e të bërit gazetari

KMShK me rekomandime për mediat online, kërkon të respektohen standardet e të bërit gazetari

Këshilli i Mediave të Shkruara ka publikuar të martën të gjeturat e raportit hulumtues mbi keqinformimin, dezinformimin dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë.

Në njoftim thuhet se hulumtimi ka pasur në fokus organizimin e brendshëm të mediave online në Kosovë, praktikat e identifikimit të lajmeve të rreme, praktikat e publikimit të lajmeve nga burimet jashtë vendit dhe përgatitjen profesionale të stafit të mediave.

“Nëpërmjet këtij hulumtimi, KMShK ka synuar që t’i identifikojë zbrazëtitë profesionale në media që kanë të bëjnë me raportimin etik dhe profesional, të analizojë shkaqet që çojnë në publikimin e përmbajtjeve mediale joetike, si dhe të jep rekomandime për të përmirësuar gjendjen ekzistuese”.


Mediat e përfshira në hulumtim thuhet se kanë dhënë një pasqyrë të qartë të funksionimit përbrenda sa i përket burimeve që zgjedhin për të informuar publikun, si dhe procedurave që ndjekin për verifikimin e fakteve nëpërmjet zinxhirit editorial, por edhe sfidave me të cilat ato ballafaqohen gjatë punës së përditshme.

“Ndërkaq, ekspertët e intervistuar kanë dhënë propozime se çfarë duhet ndërmarrë në mënyrë që cilësia e raportimit të përmirësohet dhe çfarë janë mundësitë që gazetarët dhe mediat të jenë më të vetëdijshëm për burimet që zgjedhin t’i shfrytëzojnë gjatë punës së tyre”.

“Verifikimi i fakteve është thelbësor për gazetari profesionale, ashtu si dhe nevoja për forcimin e mekanizmave të kontrollit përbrenda redaksive, si masë parandaluese për lajmet e rreme dhe dezinformatat”, thuhet në komunikatën për media.

Hulumtimi është organizuar si pjesë e një projekti të financuar nga Amabasada e SHBA-ve në Prishtinë, në bashkëpunim me BIRN.

Rekomandimet e dala nga raporti hulumtues janë:

Akterë të ndryshëm mund të kontribuojnë në forma të ndryshme në luftimin e dezinformimit dhe keqinformimit në shoqërinë kosovare.

Redaksitë duhet të përpiqen t’i respektojnë sa më shumë standardet profesionale dhe etike të të bërit gazetari, gjë që do të minimizonte mundësinë e shpërndarjes së informacionit të rremë.

Mediat në vend duhet t’i demantojnë dezinformatat apo keqinformatat që qarkullojnë në internet, në portale lajmesh ose faqe e grupe të ndryshme në mediat sociale.

Gazetarët duhet ta kenë parasysh që në punën e tyre bën pjesë edhe angazhimi në demaskimin e dezinformatave dhe në luftimin e çrregullimeve informative.

Mediat duhet të punojnë më shumë në verifikimin e fakteve qoftë brenda redaksive, qoftë duke bashkëpunuar me individë ose organizata që merren me verifikimin e fakteve.

Mediat duhet të kenë kujdes më të madh për burimet e informacionit që i shfrytëzojnë, duke synuar burime kredibile dhe të verifikueshme.

Mediat duhet t’i theksojnë të gjitha rastet kur redaktohet/editohet artikulli i caktuar.

Mediat duhet të kenë praktika të qarta të identifikimit të burimeve dhe verifikimit të fakteve para publikimit të lajmit.

Institucionet qeveritare duhet të reagojnë, duke e shtrirë edukimin medial në shoqëri dhe njëherësh duke krijuar ambient sa më të përshtatshëm për gazetari profesionale, si psh. Nëpërmjet përmirësimit të implementimit të ligjit të punës apo edhe trajtimit më me seriozitet të rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve. Kjo do të përmirësonte kushtet për gazetarinë dhe do të luftonte direkt dezinformimin.

Një pajtueshmëri mes anëtarëve të KMSHK-së që të respektojnë kodin etik dhe rritja e transparencës do të kontribuonte në luftimin e dezinformimit nga vetë mediat.

Shtimi i kapaciteteve nëpër redaksi (si lektorë e redaktorë), në zinxhirin e prodhimit, redaktimit dhe publikimit të lajmit, do të ndikonte në rritjen e profesionalizmit në media.

Gazetarëve dhe redaktorëve duhet krijuar më shumë mundësi për trajnime që kanë të bëjnë me verifikimin e fakteve, dekonstruktimin e lajmeve të rreme dhe trajtimin e burimeve të dyshimta të informacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori