LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Evropiane

Von der Leyen: Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Evropiane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen e cilësoi një moment historik konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo u shpreh se ky është sukses i dy qeverive dhe qytetarëve që kanë punuar shumë, kanë pasur besim dhe vullnet.


Media e lirë, reformat, modernizimi i ekonomisë dhe bashkimi i shtetit ligjor ishin disa nga ndryshimet që diplomatja renditi, ndërsa shtoi se pikërisht këto ndryshime po sjellin cilësi më të mirë jetese.

Von der Leyen sqaroi se Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Evropiane e rrjedhimisht do të ketë më shumë mbështetje në situata emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Sa i takon Maqedonisë së Veriut, komisionerja tha se do të diskutohet marrëveshja Frontex.

Suksesin për konferencë, Von der Leyen ia dedikoi dhe presidencës çeke gjithashtu. Në fund të fjalimit të saj falënderoi Ramën dhe Kovaçevskin për lidershipin dhe durimin e treguar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori