SPAR International, nga 48 shtete ku operon, ka shpallur “Best in Class” marketin e hapur tash së fundi nga SPAR Kosova në lagjen Arbëria në Prishtinë. Marketi gjendet afër Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe është hapur në muajin mars të këtij viti. Ky lokacion ka një hapësirë prej më shumë se 1,200 m2 i cili ju ofron klientëve një shumëllojshmëri të produkteve ndërkombëtare dhe vendore. SPAR si markë ndërkombëtare ofron përvojën më të mirë gjatë blerjes përmes një përkushtimi ndaj freskisë, zgjedhjes, vlerës dhe shërbimit me cilësi të lartë. Gjithashtu, në pikat e shitjes së SPAR mund të gjeni llojllojshmëri të produkteve unike për tregun e Kosovës, me çmimet më të mira në treg. SPAR në lagjen Arbëria ofron rreth 10,000 produkte dhe një pjesë e madhe janë produkte të markës SPAR – produkte me cilësi europiane dhe çmime shumë të mira për konsumatorin.
Supermarketi SPAR dallohet me një gamë të gjerë të produkteve të freskëta, duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta, artikuj delikate si djathëra, mish të freskët, ullinjë të cilat sigurohen nga furnitorë vendas dhe ndërkombëtar që plotësojnë standardet e larta të markës SPAR.
Stafi i marketit kanë vijuar trajnime të ndryshme para fillimit të operimit të marketit, për t’u siguruar që konsumatorëve do të ju ofrohet shërbim sa më i mirë.
Për më shumë informata rreth “Best in Class” ju lutem vizitoni:
https://english.sparcontactinternational.com/2022-issue-02/best-in-class
Rreth SPAR Kosova:
Brendi ndërkombëtar SPAR operon në Kosovë aktualisht me 7 dyqane dhe pika në lagjen Arbëria është dyqani më i madh dhe me një dizajn unik sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të dizajnit. Ky supermarket modern është krijuar për të ju ofruar klientëve një përvojë shumë të këndshme blerjeje.
SPAR Kosova në vitin 2021 u bë 100% pjesë e Korporatës Meridian, e cila operon në Kosovë prej shumë vitesh dhe synon të jetë njëra ndër kompanitë kryesore në zhvillimin ekonomik të vendit. Korporata Meridian në total ka të punësuar mbi 1,200 punëtorë në gjithë Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City